E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 100 udhëheqës do të marin pjesë në takimin mbi klimën në Kopenhagë

Zyra e kryeministrit indian, Manmohan Singh, njoftoi sot se ai do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi klimën në Zkopenhagë, e cila hap punimet të hënën.

India është një prej vendeve të botës që çliron më shumë dioksid kargoni, gazi i efektit serë që fajësohet për ngrohjen globale. Qeveria e Nju Delhit u zotua kohët e fundit se do të ulë emetimin e këtij gazi me 20 deri 25 për qind deri në vitin 2020, krahasyar me nivelet e vitit 2005.

Udhëheqësit e më shumë se 100 vendeve do të marrin pjesë në konferencën mbi klimën, objektivi i së cilës është arritja e një marrëveshje për uljen e niveleve të gazrave të dëmshëm dhe ofrimin e ndihmave për vendet në zhvillim, që përpiqen të ulin nivelin e gazrave të dëmshëm për mjedisin.

Presidenti Barak Obama ka vendosur të marë pjesë në mbyllje të konferencës së OKB-së mbi klimën në Kopenhagë të Danimarkës, sepse, siç thotë Shtëpia e Bardhë, është përparim drejt një marrëvshjeje domethënëse.

Presidenti Obama fillimisht kishte planifikuar të merrte pjesë në sancat e hapjes së konferencës, por dje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti do ta shtyjë udhëtimin në Kopenhagë për në fund të konferencës, kur marrin pjesë edhe udhëheqësit e tjerë botërorë.   (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›