Ofensivë e forcave afgane dhe aleatëve në Afganistanin jugor
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Marinsat amerikanë avancuan sot më në thellësi në territorin
ku ndodhet një bazë e rëndësishme talebane në Afganistanin jugor, në kuadër të
një ofensive që ka për qëllim ndërprerjen e
furnizimit të tyre.
Operacioni i njohur me emrin Zemërimi i Kobrës, filloi dje në qytetin e Nou Zad-it, në provincën e Helmandit.
Kjo është ofensiva e parë e udhëhequr nga forcat amerikane që kur Presidenti Barak Obama njoftoi strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara për luftën në Afganistan.
Në këtë operacion marrin pjesë rreth 1 mijë marinsa amerikanë, 150 ushtarë afganë dhe një numër i papërcaktuar trupash britanike.
Zyrtarët thanë se këto forca vranë katër militantë talibanë në ditën e parë të operacionit si dhe çaktivizuan qindra mina e lëndë shpërthyese.
Nuk janë njoftuar dëme mes forcave ndërkombëtare dhe atyre të qeverisë afgane.
Nou Zad,
dikur qyteti i dytë më i madh në provincën Helmand, thuajse është boshatisur,
pasi banorët janë larguar për t'i shpëtuar dhunës. Forcat talebane e përdorin
këtë zonë për të transportuar drogë, armë dhe luftëtarë. //mm//