E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbi 130 krerë shtetesh e qeverish pritet të marrin pjesë në takimet e AP të OKB-së

Takimet e këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) mund të kenë më shumë se 130 udhëheqës të shteteve dhe qeverive, tha të enjten presidenti në largim Volkan Bozkir.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme do të hapet më 14 shtator ndërsa dita e parë e Debatit të Përgjithshëm të nivelit të lartë do të jetë më 21 shtator.

Ato përfshijnë 83 udhëheqës shtetërorë dhe 55 udhëheqës qeveritarë. Njëzet e gjashtë udhëheqës do të dërgojnë një video-mesazh në debat. Njëzet e tre ministra të jashtëm gjithashtu pritet të marrin pjesë në sesion.

Bozkir tha se ai kryesoi 101 takime dhe miratoi më shumë se 320 rezoluta gjatë mandatit të tij si dhe mbajti 16 takime të nivelit të lartë.

Ai kujtoi se sistemi elektronik i votimit u krijua gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19) për të lejuar OKB-në të punojë pa ndërprerje në rast emergjence.

Gjatë presidencës së tij, Bozkir vizitoi Katarin, Azerbajxhanin, Turqinë, Kuvajtin, Kenian, Bangladeshin, Pakistanin dhe Rusinë.

Ministri i Jashtëm i Maldiveve, Abdulla Shahid do të pasojë Bozkir si president i sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë një vizitë katër-ditore në SHBA për të marrë pjesë në seancën më 19 shtator./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›