E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 140 viktima nga orteku i borës në Afganistan

Zyra e Koordinatorit Humanitar të OKB-së për Afganistanin tha se të paktën 145 njerëz figurojnë të zhdukur dhe “besohet të kenë vdekur”, pas ortekut që goditi javën e kaluar një fshat të provincës afgane Badakshan.

Zyrtarët lokalë më herët kanë thënë se numri i viktimave nga orteku ishte 56.

Malet e provincës Badakshan janë përfshirë nga reshje të dendura të borës këtë dimër, duke shkaktuar bllokimin e shumë rrugëve dhe izolimin e fshatrave të tërë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›