E Diel, 1 Nëntor 2026

Peniani akuzon Seulin për shkelje të kufirit detar

Vetëm gjatë ditës së hënë, mësohet se anijet koreanojugore kanë kaluar kufirin 10 herë, duke e argumentuar këtë me faktin që disa anije peshkimi të Veriut kishin hyrë në ujërat e Koresë së Jugut.
     
"Provokimet ushtarake të papërgjegjshme të anijeve të luftës së Marinës koreanjugure kanë krujuar një situatë kaq të rëndë sa mund të ndodhë një incident detar",  paralajmëroi komandanti i Koresë së Veriut, në një komunikatë të publikuar nga agjencia zyrtare e Koresë së Veriut, KCNA.
     
Këto sulme bëjnë pjesë në një plan të paramenduar që synon acarimin e qëllimshëm të tensionit në det dhe prishjen edhe një herë të marrëdhënieve mes Veriut dhe Jugut", vazhdon burimi përmes komunikatës.
     
Kufiri detar mes dy vendeve, teorikisht ende në luftë për shkak të mungesës së traktatit të paqes që i jep fund konfliktit të viteve 1950-1953, nuk është njohur asnjëherë nga Veriu. Ai është bërë një zonë përplasjesh të shpeshta mes dy Koreve.
     
Që prej vitit 1999, përleshjet kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur në këtë zonë. Gjashtë marinarë koreanoveriorë janë vrarë në qershor të vitit 2002.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›