E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 1500 të moshuar në qëndra dhe azile

Mbi 1500 të moshuar në vend jetojnë në qëndra rezidencale, azile ose në qëndra ditore e komunitare për shkak se janë të braktisur nga familjarët e tyre. Autoritet e shërbimit sociale thonë se ka një rritje të moshës së tretë të cilët kërkojnë mbështetje, prandaj po punohet që një pjesë e qëndrave ditore të khthen në rezidenciale si në rastin e një qëndre në Kamëz.

Në Tiranë, shtëpia e të moshuarve është në rikonstruksion dhe brenda pak kohë do të rivendoset në shërbim, ndërsa të moshuarit kanë kaluar në përkujdesjen e shoqatave humanitare. Kozeta Mesiti, drejoresha e shërbimit social shtetëror thotë së po punohet për përmirësimin e jetesës së kësaj kategorie.
 

Gjithashtu edhe në Marqinet po negociohet me Ministrinë e Punës për të ngritur një qëndër me karakter social sanitar. Në tërësi në Shqipëri janë 6 institucione rezidenciale shtetërore që operojnë në Tiranë, Fier, shkodër, Gjirokastër, Kavajë dhe Policanë, në to jetojnë 300 të moshuar. Ata që jetojnë në qëndrat rezidenciale përfitojnë një pagë deri në 60% të pensionit që marrin të moshuarit, ndërsa ata të moshuar që nuk përfitojnë pension është planifikuar të marrin 6000 lekë për shpenzimet mujore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›