Miss Globe nis turin më 30 tetor, Krenar Ahmeti drejtues

Ky është viti i 9-të që bukuria natyrore e Shqipërisë do të bëhet në një me bukurinë e vajzave nga e gjithë bota. Miss Glob është gati për te nisur turin dhe drejtuesit thonë se do të ketë një spektakël të pazakontë, ku bukuroshet e huaja do të dinë të marrin dhe tregojnë për Shqipërinë.
Për faktin se ky vit konkursi përkon me 100 vjetorin e pavarësisë, turi do të nisë nga 30 tetori nga veriu i Shqipërise, në vendet historike në Lezhë, Shkodër, Kukës për të shkuar në Prishtinë, në Shkup dhe nata finale do të ndezë pallatin e sporteve në Vlorë më 10 nëntor.
Producenti dhe regjisori, Petrit Bozo, thotë se ka menduar për të gjitha detajet dhe gjithcka jo vetem per spektakel, por edhe për tu treguar ambasadoreve të bukurisë, perlat turistike te vendit.
Ndërsa ai që do të drejtojë këtë eveniment është emër i njohur, por jo në fushën e artit. Ndryshe nga herët e tjera i veshur me uniformën e policisë ne aksionet e tij, Krenar Ahmeti do të veshë kostumin e shoë men-it duke qenë prezantuesi i Miss Globe.
Edhe pse një gjetje intetresante për të prezantuar këtë eveniment, Ahmeti nuk do të jetë vetëm, do të ketë partneren e tij, por që vetë Bozo nuk do të zbulojë më tepër detaje. Në tërë historikun e Miss Globe në Shqipëri, 375 bukuroshe nga bota e kanë një kujtim nga vendi, ndërsa në këtë eveniment Bozo thotë se do të ketë një zgjerim të hartës së bukurosheve pjesëmarrëse.