E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 2 mijë qytetarë të dënuar janë jashtë burgjeve

Mbi 2 mijë qytetarë në Maqedoni të dënuar për vepra të ndryshme penale me burgim, i shmangen vuajtjes së dënimit, përmes formave të ndryshme. Por, një arsye që ata të mos përfundojnë në qeli janë edhe hezitimi i autoriteteve shtetërore si MPB dhe Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të mbingarkesës së burgjeve, nga numri i madh i të burgosrëve.

Gazeta “Dnevnik” sjellë një analizë të përgjithshme mbi gjendjen e të dënuarëve, të cilët i shmangen vuajtjes së dënimit.
Sipas gazetës, vuajtja e dënimit shmanget përmes formave të ndryshme, si përmes arsyetimeve për sëmundje apo detyrime tjera, që janë të lejuara me ligj. Por, një pjesë e madhe e të dënuarëve i shmangen drejtësisë dhe fshihen nga vuajtja e dënimeve.

Qytetarët e tillë që duhet të vuajnë burgun janë të dënuar kryesisht me dënime të vogla dhe se nuk është përkushtuar vëmendja e autoriteteve për kapjen e tyre në flagrancë. Sipas statistikave të gjyqësorit në Maqedoni, mbi 65 për qind e dënimeve që janë shqiptuar janë me burgim deri në një vit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›