E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon shtrenjtimi

Ngritja e artikujve ushqimor më elementar vazhdon të shënojë ngritje dita-ditës.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,6% në muajin janar 2013 krahasuar me muajin dhjetor 2012.

“Janar 2013 - Dhjetor 2012, çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,6% në muajin janar 2013 krahasuar me muajin dhjetor 2012. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi: Perimet (11,5%) me një ndikim prej 0,5 për qind dhe duhani (1,5%) me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK-it”, thuhet në një komunikatë të ASK-së.

Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi: Perimet (16,5%) me një ndikim prej 0,8 për qind. Duhani (11,9%) me një ndikim prej 0,5 për qind. Buka dhe drithërat (5,6%) me një ndikim prej 0,4 për qind. Pemët (12,5%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (6,9%), librat dhe materialet për zyra (18,7%)-(ngritje e çmimit të gazetave) që secila nëngrup ndikoj me 0,3 për qind. Mishi (3,0%), vajrat dhe yndyrat (15,0%) që secila nëngrup ndikoj me 0,2 për qind. Qumështi, djathi dhe vezët (1,5%), kafja, çaji dhe kakao (7,1%), veshja (1,6%), këpucët (5,6%), orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme (3,4%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (2,5%), shërbimet hoteliere (1,9%) që secila nëngrup ndikoj me 0,1 për qind në IÇK-it.

Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: Pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (-4,8%)-(rënie e çmimeve për thirrje ndërkombëtare) me një ndikim prej -0,1 për qind në IÇK-it.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›