E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Zyra në veri ndihmë kanë kërkuar mbi 3000 serbë

Shefja e Zyrës administrative të qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës Adriana Hoxhiq ka deklaruar se ndihmën e kësaj zyre brenda katër muajve e kanë kërkuar rreth 4 mijë njerëz, nga të cilët 80 për qind janë serbërt të veriut të Kosovës.

Hoxhiq ka shpjeguar gazetën “Blic” se shërbimet që ofron kjo zyre u është e domosdoshme atyre njerëzve që duan të kenë komunikim me zonën jugore të Kosovës, ose duan të konkurrojnë për ndonjë formë të mbështetjes fananciare të donarorëve lokalë apo ndërkombëtarë.

Hoxhiq ka thënë se më e vizituar është Qendra për shërbime të qytetarëve pranë Drejtoratit të adminstratës sëpërgjithshme, e cila lëshon 25 lloj certifikatash dhe dokumnte personale dhe Drejtorati i shëndetësisë dhe çështjeve sociale. Ajo ka sqaruar se i janë drejtuar njerëzit nga tërë veriu i Kosovës, por nuk kanë mundur t’u ndihmojnë direkt sepse zyra është kompetente vetëm për veriun e Mitrovicës. Ajo thotë se është e kënaqur me mbështetjen ePrishninës, por në të ardhmen pret ndihmë më të madhe fananciare. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›