E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbi 20 mijë qytetarë kaluan në pikën kufitare të Muriqanit gjatë 24 orëve

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Punonjësit e doganës në pikat e kalimit kufitar Muriqan dhe Hani i Hotit po punojnë me ritëm të shtuar dhe mjaft efikasitet në këto ditë fluksi të pasagjerëve në pikun e sezonit turistik.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri të ditur se mbi 20 mijë qytetarë kanë kaluar në pikën kufitare doganore të Muriqanit vetëm në 24 orët e fundit.

Autoritetet në vend kanë bërë të ditur se kanë marrë masat për përballimin e fluksit në rritje të turistëve. Këtë vit, sipas tyre, priten mbi 14 milionë turistë, ndërsa vitin e shkaur vizituan vendin mbi 10.1 milionë turistë.

1 nga 5

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›