E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Trump shfaqet për herë të parë në publik që pas atentatit

UASHINGTON, 16 korrik /ATSH-DPA/- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë daljen e tij të parë publike që pas atentatit, duke u paraqitur në Konventën Kombëtare Republikane me një fashë mbi veshin e djathtë.

Trump, i cili u konfirmua si kandidati presidencial republikan dje në mëngjes, hyri në konventë me ovacione të vazhdueshme.

Më pas ai pozoi në skenë me kandidatin e tij për zëvendëspresident, JD Vance.

Kjo ishte paraqitja e parë publike e Trump që nga ngjarja e fushatës në Pensilvani të shtunën, ku një sulmues qëlloi në drejtim të ish-presidentit, duke shkaktuar panik në audiencë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›