Fondet e IPARD, Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën për mocion me debat

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Në drejtimin e zëvendëskryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca shqyrtoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshëm, që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi për zhvillimin e mocionit me debat.
/m.m/