Mbi 240 të vdekur nga një zjarr në Pakistan

Shumë të tjerë u plagosën në zjarrin që nuk u shua për plot 15 orë, gjatë natës së mbrëmshme.
Qindra persona mbetën të plagosur nga zjarri në fabrikë – ndërtesa kishte grila metali në dritare dhe asnjë dalje emergjente për zjarret.
Për shuarjen e flakëve u dislokuan rreth 40 zjarrfikëse, ndërsa forcat e shpëtimit kaluan të gjithë ditën e sotme duke rikuperuar trupat e viktimave.
Ka raporte se shumë persona u bllokuan brenda teksa kërkonin me dëshpërim për shokët dhe të afërmit e tyre në kohën e shpërthimit të flakëve.
Ky zjarr i fuqishëm në Karaçi shpërtheu vetëm disa orë pasi një tjetër zjarr i fuqishëm në Lahore vrau 25 persona.
Hetuesit kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e të dy zjarreve, teksa sipas raporteve dyshohet se janë shkaktuar nga defektet në gjeneratorë./Start/F. P/
2012-09-12 15:20