E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen dy shtetas me kartëmonedha false

Mbrëmjen e shkuar nga operacioni i koduar “Kartmonedha”, u arrestuan në flagrancë shtetasi Blerim Xhepa, 29-vjeç, dhe Armando Lamuça, 20-vjeç, të dy banues në Kombinat.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë ditës së djeshme në qendër të Kombinatit, janë kapur në flagrancë pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë përdorur 2 (dy) kartëmonedha 50 Euro të dyshuara si të falsifikuara, te cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /Start/

                                                                                             2012-09-13 09:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›