E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 280 të vdekur nga tajfuni në Filipine

Të paktën 280 persona humbën jetën nga tajfuni Bopha, që goditi pjesën jugore të Filipineve. Lugina e Kompostelës, në lindje të Mindanaos, është rajoni më i goditur.

Aty,sipas zyrtarëve, humbën jetën 156 persona. Pas saj vjen provinca fqinje e Davaos Lindore, ku raportohet për 50 viktima.

Në fshatin Andap, në Luginën e Komposteles, një shkollë u mbulua nga masive balte. Aty u numëruan 43 të vdekur.

Raportohet se qindra persona tjerë konsiderohen të zhdukur.

Afro 20 stuhi të këtilla i godasin Filipinet brenda një viti.

Tajfuni i fundit Bopha ishte më i fuqishmi këtë vit dhe përbëhej nga erërat që arrinin shpejtësi prej 120 e deri në 150 kilometra në orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›