Mbi 300 efektivë në gatishmëri, policia blindon perimetrin e Kuvendit, mungojnë protestuesit

Seanca e radhës e parlamentit angazhoi Policinë e Shtetit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së deputetëve. Më shumë se 300 efektivë u angazhuan për krijimin e kordonit policor, ndërsa i gjithë perimetri i sigurisë së godinës u rrethua me pjesë metalike. Për asnjë moment efektivët nuk ndërhyn pasi grupimet e protestuesve nuk u paraqitën.
Masat e policisë u ndërmorë nga policia e kryeqytetit për të evituar përplasjet mes protestuesve dhe ligjivënësve siç ndodhi në seancën e dy korrikut ku deputetët u goditën me vezë ndërsa efektivët me sende të forta.