E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbi 300 pjesëmarrës në maratonën e Shkodrës, shpallen fituesit


TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Qyteti i Shkodrës të dielën u shndërrua në një “arenë” sportive, ku 300 pjesëmarrës garuan në disiplina të ndryshme në kuadër të maratonës së Shkodrës.

Ky aktivitet, i zhvilluar për herë të parë këtë vit në qytetin veriperëndimor, pritet të kthehet në një traditë të përvitshme dhe vjen gjithashtu në kuadër të titullit “Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit”. Aktiviteti tërhoqi edhe vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, që shijuan nga afër aktivitetin sportiv.

Gara u zhvillua në tri kategori: 2,5 km për moshat 10-15 vjeç, 5 km për moshat 16-19 vjeç dhe 10 km për moshat mbi 20 vjeç.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau një fotoalbum nga aktiviteti, teksa publikoi edhe listën e fituesve në maratonë, sipas disiplinave. Ai theksoi se “numri i pjesëmarrësve pritet të rritet vit pas viti, duke e kthyer këtë iniciativë në një traditë të re për qytetin, ku të gjithë pjesëmarrësit janë fitues”.

Maratona u organizua nga bashkia Shkodër, shoqata e atletikës “Vllaznia” dhe Federata Shqiptare e Atletikës.

Lista e fituesve të maratonës së Shkodrës:

2,5 km – Meshkuj

  1. Elsar Balaj (2012) – 8’32”27
  2. Ares Ferhati (2011) – 9’51”69
  3. Endri Demaj (2011) – 9’52”69

2,5 km – Femra

  1. Darsia Vathi (2012) – 10’51”12
  2. Briseida Llaza (2011) – 12’28”28
  3. Oltea Zaimi (2014) – 12’30”97

5 km – Femra

  1. Elizabeta Marko (2007) – 21’06”94
  2. Medina Hykas (2007) – 22’37”91
  3. Doda [emri i paplotë] (2008) – 27’28”47

10 km – Meshkuj

  1. Gledar Mesi (1982) – 34’35”00
  2. Imer Kajoshaj (1994) – 36”58”00
  3. Florjan Bala (1983) – 37’54”00

10 km – Femra

  1. Redia Dauti (2004) – 37’45”00
  2. Kristina Pura (2000) – 40’27”00
  3. Isabella Seider (1996) – 45’35”00
Nga shpallja e fituesve të Maratonës së Shkodrës 1 nga 5

/e.i//a.f//r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›