Mbi 400 te rinj anetaresohen ne PD e Tiranes
Janë më shumë se 400 të rinj dhe të reja të Tiranës, që janë anëtarësuar sot në anëtarësinë e Partisë Demokratike. Këto të rinj, që kryesisht janë të njësisë bashkiake të njësisë numër 5 në Tiranë, janë mirëpritur nga vetë kreu i kësaj partie, njëherësh Kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Në një fjalë përshëndetëse, kreu i mazhorancës qeverisëse, Berisha u uroi atyre mirëseradhjen, duke e cilësuar këtë moment si mjaft të rëndësishëm, pasi shpreh besimin që të rinjtë kanë në këtë forcë politike. “Kjo parti si asnjë parti tjetër në Shqipëri është para së gjithash parti e të rejave dhe të rinjve shqiptarë. Këto 22 vite ju të rejat dhe të rinjtë keni qenë energjia e pashtershme e kësaj partie, përcaktuesit e çdo fitoreje të veçantë e PD-së. Partia Demokratike u themelua në dhjetor të vitit 90 si partia e aspiratave e idealeve, e ëndrave kombëtare europianëve të të rinjve shqiptarë. Do të ishin studentët të rinjtë e tjerë të qytetit, që do të vendosnin në themelet e partisë së tyre vizionin kryesor të saj, vizionin evropian Shqipërinë si Europa”, vuri në dukje Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, Partia Demokratike do të themelohej si parti e interesit kombëtar.
“Partia Demokratike do të shpallte programin e saj, ku si yll polar do të ishte çështja kombëtare shqiptare. Kjo parti do të themelohej nga studentët dhe studentët. U themelua si parti e misionit dhe e vokacionit evropian dhe perëndimor”, deklaroi lideri i PD.
Ndaj Kryeministri Berisha u bëri thirrje të rinjve të mbajnë lart interesin kombëtar, kur tashmë jemi në një shekull Pavarësi.
“Sot jemi më të bashkuar se kurrë, çdo pëllëmbë toke është territor në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Ata të cilët mendojnë që ne do mund të kemi çështje më të madhe se çështja kombëtare gabohen rëndë, duhet ta dinë mirë se shqiptarët janë adresuar, kanë përjetuar pas hebrenjve racizmin më të egër në rajon dhe më gjerë. Duhet ta dinë mirë se ndaj tyre më shumë se ndaj çdo kombi tjetër janë hartuar paraprakisht programe të shfarosjes së tyre. Ne festuam 100- vjetorin, por imagjinoni që paraardhësit nuk kishin shtet se një perandori që i kishte sunduar për 500 vjet donte t’i ndante, ndërsa fqinjët u vërsulën të tërbuar nën një aleancë të quajtur e shenjtë, që kishte si synim grabitjen e trojeve shqiptare dhe zhdukjen e trojeve shqiptare”, veçoi Berisha.
Sipas tij, PD sot përjeton një ngjarje të veçantë, pasi anëtarësohen mbi 400 anëtarë të PD në Tiranë
“22 vjet më parë PD u themelua nga të rinjtë, si një parti e lirive dhe të drejtave njerëzore. Çdo i ri dhe e re ku do të gjente parti tjetër veç se PD si parti tërësisht e të rinjve shqiptarëve”, vlerësoi Kryeministri Berisha.
Por gjatë këtij fjalimi, shefi i qeverisë shqiptare shigjetoi ashpër qëndrimin e lidershipit socialist, i cili po bllokon procesin e integrimit europian.
“Në zgjedhjet e fundit lokale, ai mobilizoi milionerët dhe miliarderët për tu mos u numëruar votat. Por ata u numëruan një e nga një në transparencë të plotë dhe Rama nuk kundërshtoi qoftë dhe një votë. Pas kësaj doli e tha që nuk do të bllokoj më”, u shpreh Berisha.
Por, sipas tij, e vërteta është se ai po vijon më të njëjtin qëndrim bllokues, qëndrim, për të cilin Kryeministri shpreh bindjen, se do të marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet parlamentare të 2013.
“Rama do të marrë leksionin më të merituar një lloj si etërit e tij në 92 dhe këtë leksion nuk do ia japë Sali Berisha, por të rinjtë dhe të rejat shqiptare. Nuk mundesh ti të bllokosh integrimin ëndrrën evropiane”, nënvizoi Kryeministri, gjatë fjalës së tij.
Në fund të ligjeratës së tij, duke iu uruar suksese dhe duke i falënderuar të gjithë të rinjtë që kanë zgjedhur dhe do të zgjedhin PD për tu bërë pjesë e saj, kreu i mazhorancës shpërndau për disa nga të rinjtë kartat e anëtarësimit.