Edicioni i 51-te i Festivalit te Kenges ne RTSH
Komisioni i selektimit ka zgjedhur 26, këngëtarët të cilat do të interpretohen “live” në sallën e Pallatit të Kongreseve, përgjatë tri netëve. Tashmë është vendosur, edicioni i 51-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të zhvillohet përgjatë datave 20, 21 dhe 22 dhjetor. Edhe këtë vit drejtor artistik i Festivalit do të jetë kompozitori dhe orkestruesi Shpëtim Saraçi, nën drejtimin e të cilit, një vit më parë, festivali shënoi një ngritje të ndjeshme cilësore, sidomos në aspektin e interpretimit live. Në listën e 26 këngëtarëve dhe grupeve të përzgjedhura vihet re një numër i madh të rinjsh, ndërkohë që pjese e këtij eventi janë edhe artistet më “aktivët” ne skenë.Sa u përket kompozitorëve, edhe këtu mbizotërojnë kryesisht të rinjtë me disa përjashtime, si Vladimir Kotani, Edmond Zhulali, Sokol Marsi, Endri Sina, Genti Lako, Vedat Ademi, Alban Male apo Florent Boshnjaku. Përveçse është ngjarja më e rëndësishme muzikore në vend, edicioni i këtij viti përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit, çka do të thotë se festivalit të sivjetshëm nuk do t’i mungojë atmosfera festive. Ky vit përkon me 40-vjetorin e Festivalit të 11-të, i cili do të shënonte një kthesë në muzikën shqiptare. Skema e organizimit do të jetë e thjeshtë. Festivali do të zhvillohet në tri netë. Prezantimi i eshte besuar Enkel Demit dhe bukuroshes Florjana Garo.