E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbi 450.000 njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut, Trump do të arrijë në Romë të premten

Autoritetet italiane raportojnë se për funeralin e Papa Françeskut ditën shtunë priten deri në 450.000 besimtarë nga e gjithë bota.

Deri të mërkurën u fol për 200ë000 pelegrinë, por deri më tani, llogaritet se mbi 50 mijë besimtarë kanë hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe te “papa i të varfërve”.

Ndërkohë masat e sigurisë janë duke u forcuar vazhdimisht. Qasja e makinave rreth Vatikanit, në rrugët drejt aeroportit dhe në lagjen Parioli, ku ndodhen ambasadat e huaja, tashmë është e kufizuar.

Zhytësit e trajnuar posaçërisht, snajperët elitë dhe njerëzit e shërbimit sekret ndodhen në vende qendrore në kryeqytetin italian dhe në të gjithë zonën përreth Selisë së Shenjtë.

Në të njëjtën kohë, mekanizmat më të avancuar po përdoren për të neutralizuar dronët ndërsa një aeroplanmbajtëse ndodhet në brigjet e Romës.

Anëtarët e forcave speciale të karabinierëve po kontrollojnë edhe kalimet nëntokësore të kryeqytetit italian, shumë prej të cilave u krijuan gjatë epokës së Perandorisë Romake.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›