E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbi 5 mijë të punësuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, mori pjesë në punimet e Kongresit të II-të Ndërkombëtar të Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor.

Kongresi i UISH 2023 ka bërë bashkë rreth 30 mijë profesionistë të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Në fjalën e saj të hapjes, ministrja Koçiu ka theksuar rëndësinë e platformës elektronike “Infermierë për Shqipërinë” në rritjen e numrit të punësimeve dhe aplikimeve.

“Që nga ndërtimi i platformës elektronike “Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar mbi 5.000 profesionistë të shkencave mjekësore teknike, mes tyre infermierë, mami, teknikë laboratori, teknikë imazherie, fizioterapeut, etj” deklaroi ministrja.

Zonja Koçiu nënvizoi se “aktualisht është në përmbyllje procesi i thirrjes së hapur në muajin Gusht 2023 në të cilin janë regjistruar 2.821 aplikime”.

Ministrja ka shënuar se pagat për personelin mjekësor janë rritur 63 përqind.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja falënderoi rreth 13 mijë infermierë që shërbejnë në sistemin parësor dhe spitalor.

Synimi i Kongresit të II-të Ndërkombëtar të Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor, është të rris standarded dhe përmirësojë sigurojë kushteve më të mira të punës, optimizmi i fushës së praktikës së Infermierëve, Mamive, Fizioterapistëve, Teknik – laboratori, Teknik–imazherie dhe Logopedistëve, deri te udhëheqja e infermierisë, respekti për profesionin dhe një ndikim në politikat shëndetësore në të gjitha nivelet.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›