E Martë, 3 Nëntor 2026

Panairi i edukimit dhe punës, synohet krijimi i një zinxhiri nga shkolla drejt tregut të punës

Aftësimi i të rinjve dhe qasja e tyre me tregun e punës, ishte në qendër të panairit të arsimit, edukimit dhe punës në qytetin e Shkodrës. 

Me pjesëmarrje të institucioneve arsimore, private dhe publike si dhe aktorëve nga bota e biznesit dhe aktivizmit para të rinjve u shtruan variacione mundësish për rritjen profesionale dhe punësimin e tyre.

Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, tha se “Garancinë rinore” ta pilotojnë në tre qytete, Vlorë. Tiranë dhe Shkodër. “Kjo është mundësia, aplikoni” bëri thirrje ministrja Muzhaqi.

Benet Beci, Kryetar i Bashkisë së Shkodrës tha se kjo është një nevojë që e kërkon koha dhe të rinjtë shkodranë e meritojnë.

Panairi u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Bashkia Shkodër.

Gazetare Eriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›