Gara e çmendur vazhdon: Fetel skualifikohet, Sainz në podium

Sebastian Vettel është skualifikuar nga Çmimi i Madh i Hungarisë, raundi i njëmbëdhjetë i Formula 1. Piloti gjerman, siç u njoftua nga kanalet zyrtare F1, mbërriti në finish me më pak karburant se minimumi i lejuar. Stjuardët, në fakt, nuk ishin në gjendje të tërhiqnin një sasi të nevojshme për marrjen e mostrave. Kështu të gjithë pilotët ngjiten nga vendi i dytë e tutje, pasi Vettel kishte përfunduar pak pas fituesit Esteban Ocon. Leëis Hamilton tani është i dyti, ndërsa Ferrari i Carlos Sainz zë vendin e tretë dhe merr podiumin.
Kjo lëvizje e fundit ka sjellë pasoja edhe në renditjen e pilotëve, ku Leëis Hamilton, tashmë i pari pas garës së sotme, rrit avantazhin e tij ndaj Max Verstappen. Holandezi i Red Bull, i cili kaloi nga pozita e dhjetë në të nëntën, në fakt fiton më pak se rivali i tij. Sainz gjithashtu bëri një paraqitje të mirë, dërsa Charles Leclerc doli nga gara pas aksidentit në xhiron e parë.