E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi deficitin buxhetor dhe borxhin publik

AGIM KUKELI

Ekonomia e vendit tonë, pavarësisht vajtimit (të justifikueshëm thjesht dhe vetëm nga pikëpamja politike) nga ana e opozitës dhe kërkesave objektive të familjeve shqiptare për më shumë, më shpejt dhe më lirë (objektiva ambiciozë këta që zhvendosen me një gradient rritjeje pozitive, të shpjegueshëm nga pikëpamja psikologjike dhe shoqërore), ka mundur të ruajë parametra të qëndrueshëm makroekonomikë në kushtet e krizave financiare, ekonomike dhe së fundmi dhe atyre buxhetore të vendeve fqinje dhe të eurozonës. Një prerje tërthore e ekonomisë shqiptare tregon qartazi se rritja ekonomike, me gjithë rënien nën nivelin potencial, është pozitive dhe larg niveleve recesioniste. Niveli i punësimit është rritur duke lënë papunësinë thuajse stagnant në terma relativë. Inflacioni është nën nivelin 4% që Banka e Shqipërisë ka shpallur si objektiv. Ka një rritje të numrit të sipërmarrjeve të reja në sektorë strategjikë, rritje të sektorit të shërbimeve, turizmit dhe energjisë.
Rritje ekonomike reale (edhe ne kushtet e një krize globale), pesha specifike e vogël e sektorit publik në ekonomi (sektori privat reagon më me shpejtësi ndaj shokimeve adverse te ekonomisë), rritje të numrit të operatoreve të rinj vendës dhe të huaj në sektorë strategjikë të ekonomisë, zhvillim eksponencial i sektorit të turizmit e energjetikës, investimi publik në infrastrukturë dhe rritje e eksporteve janë të gjithë tregues të një ekonomie të shëndetshme. Këta tregues janë bërë të mundur dhe realizuar jo vetëm në sajë të politikës fiskale me objektiv zhvillimin, por edhe në sajë të shpirtit kërkues dhe punëtor të familjeve e bizneseve shqiptare.
Këta tregues konsiderohen të shkëlqyer, po të mbajmë parasysh se të gjitha vendet fqinje dhe ato të eurozonës kanë shfaqur probleme serioze deri në rritje ekonomike negative. Një ekonomi quazi-eurorizuar si e jona u rezistoi suksesshëm presioneve recesioniste në sajë të politikës fiskale të taksave të ulëta të ndërmarra nga qeveria Berisha qysh në fillimet e mandatit të parë. Por a mjafton kjo në kushtet aktuale? A është e mundur që të shfrytëzohen hapësira të tjera të politikave fiskale dhe asaj monetare? A mund të mbështeten me tej sipërmarrjet e reja, ato ekzistuese, familjet shqiptare? A mund të çlirohet ekonomia nga këto presione dhe të rritet konfidenca e konsumatorit dhe prodhuesve? Një rritje ekonomike prej rreth 3%, nga 7-8 % për ekonomi në rritje si vendi ynë, konsiderohet e pamjaftueshme për të akomoduar një rritje të të ardhurave për frymë, që do të përafronte këtë tregues me vendet e zhvilluara dhe në një periudhë kohore të shkurtër.
Me gjithë investimet publike të kryera gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka ende nevojë për më shumë të tilla dhe mundësi potenciale për ti absorbuar ato. Investimet në infrastrukturë konsiderohen jetike për ti dhënë më shumë hapësirë shpirtit krijues e sipërmarrës të bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese. Ashtu sikundër ndikimi i kësaj infrastrukture në uljen drastike të kostove në përgjithësi dhe atyre të prodhimit në veçanti është i pakontestueshëm. Nuk mund të lë pa ripërsëritur faktin se vendi ynë trashëgoi një infrastrukturë lufte dhe se të dhënat empirike tregojnë qartazi për një ndikim pozitiv të investimeve publike në ato private (ndryshe nga çmund të prognozohet duke u nisur nga shembujt e teksteve akademike ekonomike).
Gjithashtu është e domosdoshme që këto projekte (investimet publike veçanërisht) të nisura të përfundojnë e të rejat të gjenerohen sa më shpejt. Financimi i tyre do të mundësonte rritjen e kërkesës agregate, shumë e rëndësishme në ruajtjen e rritjen e ritmeve të ekonomisë. Por shpesh dëgjojmë se në rast të rritjes së investimeve, një pjesë do të duhet të financohen përmes deficitit buxhetor dhe ky i fundit do të çojë në rritjen e borxhit publik. Të dy këta parametra të fiksuar me ligj, dhe gati-gati traditë edhe për shkak të retorikës ndonjëherë pa përmbajtje, ose të rregullit të artë fiskal 60/3, janë kundërshtarët më të fortë dhe pengesë për një çlirim të mundshëm nga presionet recesioniste. Po çështë ky rregull? Cili është kuptimi ekonomik i tij dhe a mund të ndryshohet? A mund të përshtatet për kushtet e parametrave ekonomikë të vendit për të mos bllokuar politikat fiskale akomoduese, sidomos në kushtet aktuale?
Rregulli 60/3 si kriter i konvergjencës fiskale…
Ky rregull, i vendosur në Traktatin e Maastricht-it (në vitet 90) nënkupton që ekonomitë e vendeve të Bashkimit Europian, aspiruese për tu bërë pjesë e zonës së monedhës së përbashkët euro, duhet që të kenë deficitin buxhetor (parametër vjetor) jo më të madh se 3% të prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB) dhe borxhin publik jo më të madh se 60% të PPB-së. Jo-ekonomistët mund të shtrojnë pyetjen legjitime se cili është kuptimi dhe justifikimi ekonomik i këtyre dy parametrave makroekonomikë, të rëndësishëm dhe madje kryesorë të çdo ekonomie. Kuptimi shkencor ekonomik i këtyre dy parametrave është i mbështetur në faktin se këto nivele, pra të deficitit buxhetor dhe borxhit publik, janë të tilla që nuk lejojnë rritjen e mëtejshme të borxhit akumulativ dhe teknikisht borxhi është i shlyeshëm (servicable). Dy kualifikime të mëtejshme janë të domosdoshme për të bërë më të kuptueshëm këtë rregull të konvergjencës fiskale: norma vjetore e rritjes nominale ekonomike duhet të jetë jo më pak se 5% dhe inflacioni të jetë në parametra brenda objektivit të Bankës Qendrore të vendit. Nëse ndjekim një logjikë të thjeshtë, mbështetur në faktin se borxhi publik është një akumulim i deficiteve buxhetore vjetore, arrijmë në përfundimin se deficiti buxhetor = [rritjen nominale ekonomike/(1+ rritjen nominale ekonomike)]xborxhin publik. Pra elementi që u jep kuptim dhe bën lidhjen logjike të dy parametrave të konvergjencës fiskale është rritja ekonomike nominale vjetore. Qe këta dy parametra të jenë të qëndrueshëm, duhet që ekonomia e një vendi të ketë një rritje mesatare nominale vjetore jo më pak se 5%. I gjithë rregulli i mësipërm është kusht paraprak për vendet që aspirojnë të bëhen pjese e zonës së monedhës së përbashkët euro dhe duhet të përmbushet në tri vitet përpara se vendi të bëhet pjese e zonës euro.
Vijmë te rasti i Shqipërisë. Më së pari duhet të pranojmë që vendi ynë nuk mund të adoptojë në mënyrë të njëanshme monedhën europiane për sa kohe ka aplikuar për statusin e vendit kandidat. Me marrjen e statusit të vendit kandidat do ti jepet kohë për të stabilizuar parametrat ekonomikë në përgjithësi, përpos atyre institucionale, deri në pranimin si anëtarë me të drejta të plota në union. Pas pranimit si anëtarë, atëherë vendit i lind e drejta e kërkesës per tu bërë pjesë e unionit monetar, pra e drejta për të adoptuar monedhën e përbashkët euro, e cila do të kushtëzohet nga rregulli 60/3 i konvergjencës fiskale.
Pra, rregulli fiskal 60/3 është i parakohshëm për vendin tonë dhe fetishizimi i tij një fallacy e vërtetë.
… dhe kompozimi e qëndrueshmëria e borxhit
Pavarësisht faktit se rregulli i mësipërm është i parakohshëm, për specialistët e politikave fiskale dhe publikun do të ishte me interes të njiheshin me mundësitë potenciale të ekonomisë Shqiptare në lidhje me madhësinë e borxhit dhe deficitit buxhetor që kjo ekonomi mund të përballojë. Një pamje e detajuar e kompozimit të borxhit tonë publik tregon qartë se në të gjithë parametrat e tij ai mund të konsiderohet pa frike një borxh i mirë. Rreth 57% e tij është borxh i brendshëm dhe diferenca 43 është e jashtme. Më shumë se 60 % e këtij borxhi është në monedhën vendëse dhe më pak se 40% është i nominuar në monedhë të huaj. Pjesa dërrmuese e borxhit publik, rreth 66% e tij, është afatgjatë (me maturim mbi njëvjeçar) dhe 34 % e tij me maturim me pak se njëvjeçar. Maturimi është në vetvete problem, q

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›