Mbi formalizmin dhe artin modernist
Formalizmi si teori lindi ne te njejten kohe ne dy vende te ndryshme ne Angli ne vitin 1913 dhe ne Rusi ne vitin 1914. Pavaresisht emertimit te njejte jane dy teori te ndryshme dhe une do te ndalesha vetem tek e para duke qene se besoj se per ceshtjet e meposhtme eshte ky nocion qe thirret per ndihme dhe pikerisht i ashtuquajturi lsquoFormalizem Anglez
I nderuar lexues Ky shkrim do te perpiqet te pergjigjet mbi disa ceshtje kryesisht teorike qe nje artikull i Gazetes Shqiptare i dates 3 tetor 2010 me titullin 59.5 m. Formalizem ne Galerine Kombetare mendoj se shtron per sqarim. Se pari rreth artikullit tek suplementi Milosao Gazeta Shqiptare duhet te them se e shoh me pozitivitet kritiken ndonese te vonuar qe me se fundi i behet linjes ekspozuese te Galerise Kombetare me titull 120 Vjet Art i Piktures dhe i Skulptures ne Shqiperi. Madje mendoj se kritika duhet te perfshinte e prekte edhe tema te tjera apo problematika pervec asaj qe do te flasim qe kjo linje ekspozuese mund te stimulonte dhe une besoj se ajo vertet i stimulon per nje debat apo kritike te pergjithshme qe do ta ngrinte nivelin e te kuptuarit te saj dhe te qellimit te ndertimit te saj. Per fat te keq kjo nuk ndodhi megjithese ka kaluar nje vit e gjysme qe nga perurimi i linjes ekspozuese te GKA-se. Keshtu qe ndodhemi sot perballe kritikes se pare ne terma teorike dhe qe pretendon per nje gafe te bere ne emertimin e njerit prej pavijoneve te linjes dhe pikerisht te atij qe quhet Piktura Formaliste e Realizmit Socialist. 1969-1974. Pretendimi i artikullshkruesit per gafen bazohet ne faktin se ai e sheh te pavend perdorimin e termit lsquoformalist ne rastin e pikturave te ekspozuara ne pavijon pasi sipas tij formalizmi eshte nje formulim teorik qe ka te beje me lsquomodernizmin dhe ky i fundit perjashton krejtesisht cdolloj permbajtje ne vepren e artit duke e vene theksin vetem te gjuha qe arti perdor dhe tek elementi shprehes i tij. Pak a shume ky percaktim eshte bere nga teoricienet per artin abstrakt ku permbajtja apo subjekti eshte ne te njejten kohe vete forma e vepres megjithese autori i shkrimit nuk e permend askund ndoshta me qellim termin lsquoabstrakt. Ne fakt me keqardhje duhet te them se per mua artikulli i Gezim Qendros eshte manipulativ dhe abuzon me disa momente kyce te natyres se artit modernist. Por ketyre do tu kthehem me poshte dhe do te perpiqem fillimisht te informoj lexuesin shume shkurt mbi lsquoformalizmin dhe historine e tij. Formalizmi si teori lindi ne te njejten kohe ne dy vende te ndryshme ne Angli ne vitin 1913 dhe ne Rusi ne vitin 1914. Pavaresisht emertimit te njejte jane dy teori te ndryshme dhe une do te ndalesha vetem tek e para duke qene se besoj se per ceshtjet e meposhtme eshte ky nocion qe thirret per ndihme dhe pikerisht i ashtuquajturi lsquoFormalizem Anglez. Jane autoret Clive Bell dhe Roger Fry qe dhane kontributin kryesor ne percaktimin e ketij termi. Ne librin e tij Art te vitit 1913 Bell zhvillon idene e tij se ndjeshmeria eshte parakusht i pervojes estetike. Pervoja estetike eshte ajo qe prodhon emocionin dhe vepra e artit eshte ajo qe prodhon kete ndjesi. Megjithese veprat e artit ndryshojne ne mjete dhe permbajtje ato te gjitha prodhojne kete rezultat te perbashket i cili sipas Bell eshte forma e mbarsur me kuptim ose forma shprehese. significant form. Ja si e shpreh Bell kete ne rastin e piktures Linja dhe ngjyra te kombinuara ne nje menyre te vecante disa forma te caktuara dhe marredhenie formash te ndryshme ndezin emocionet tona estetike. Keto marredhenie dhe kombinime linjash dhe ngjyrash keto forma estetikisht te levizshme une i quaj lsquoforme shprehese dhe lsquoforma shprehese eshte cilesia e perbashket e gjithe veprave te artit vizual. f. 17-18. Bell vazhdon duke thene se Forma Shprehese prodhon nje emocion te ndryshem prej atij qe krijohet kur njeriu sodit bukurine ne natyre f.20 por ky dallim nuk duhet te na udheheqe drejt mendimit se eshte permbajtja e nje vepre arti ajo qe ben ndryshimin nga nje objekt bukurie ne natyre. Nese nje forme pasqyruese ka vlere kjo vlere qendron te forma dhe jo te pasqyrimi. Elementi pasqyrues ne nje veper arti mund te jete ose mund te mos jete i dhimbshem kjo eshte e parendesishmeirrelevant sepse per te pelqyer nje veper arti ne nuk kemi nevoje te shohim tek ajo asgje qe vjen nga jeta nuk kemi nevoje te dime rreth ideve dhe temave te saj nuk kemi nevoje te njohim emocione qe vijne nga keto ceshtje. Arti na con nga bota e aktivitetit njerezor drejt botes se ekzaltimit estetik. f.27 Ky eshte pak a shume thelbi i formalizmit dhe sic dihet kjo teori ndikoi ne zhvillimet artistike qe cuan me pas drejt artit abstrakt apo jo-objektiv por ajo qe eshte interesante eshte se kjo teori dhe libri i Bell ne fakt u shkrua per te mbrojtur teorikisht impresionizmin dhe postimpresionizmin ne Angli. Ne fakt sic edhe e permendem me lart Bell nuk thote se permbajtja nuk duhet te ekzistoje ne nje veper arti por thjesht se ajo eshte e parendesishme sepse perndryshe teoria e tij nuk do te funksiononte per impresionizmin dhe postimpresionizmin te cilet sic e dime nuk shkeputen nga pasqyrimi i objekteve dhe permbajtja apo subjekti ne vepren e artit. Dhe meqe jemi te keto dy drejtime artistike ne respekt te lexuesit me duhet te permend se ne artikullin e zotit Qendro ka nje paragraf besoj qellimisht te vagulltqe po ta thjeshtosh thote se arti impresionist dhe postimpresionist sipas Qendros piktura nga Kurbeja deri te Van Gogh nuk quhet Moderniste por Moderne. Ne te vertete kjo quhet lsquogafe dhe jo ajo e emertimit te salles se Galerise Kombetare Pikerisht mbi kete abuzim e ngre zoti Qendro gjithe retoriken e tij per mungesen e formalizmit ne Galerine Kombetare. Sigurisht qe formalizmi eshte pjese perberese e ceshtjeve estetike qe shfaqen me modernizmin por edhe impresionizmi e postimpresionizmi jane modernizem. Per te provuar kete do ti kthehem autorit qe vete Qendro citon ne artikullin e tij Clement Greenberg dhe esese se tij te vitit 1960 lsquoPiktura Moderniste. Vetem pak rreshta me poshte paragrafit qe zoti Qendro kishte shkeputur dhe perdorur si bosht teorik te artikullit te tij prej ketij autori lexojme Piktura e Manet-s eshte piktura e pare moderniste ne saje te sinqeritetit me te cilin tregon hapur siperfaqet mbi te cilat eshte pikturuar. Impresionistet me zgjimin e Manet-s hoqen dore nga fshehja e pikturimit si akt per ti dhene mundesi syrit te dallonte se ngjyrat qe ata perdornin ishin thjesht bojera qe dilnin nga tubetet. Me poshte Greenberg e ilustron mendimin me nje autor postimpresionist duke thene Cezanne sakrifikoi imazhin korrekt dhe perkimin e tij me natyren me qellim qe vizatimi i tij ti pershtatej formes katrore te telajos. Per te ardhur me poshte te nje paragraf i rendesishem ku Greenberg nuk le asnje vend per dyshim Piktura Moderniste ne fazen e saj te fundit nuk e ka braktisur ne parim pasqyrimin e objekteve te dallueshme. Ajo cka ajo ka braktisur ne parim eshte pasqyrimi i llojit te hapesires qe zene objektet e dallueshme. Abstraksioni apo jo-figurativja nuk ka provuar ende se ne vetvete mund te jete nje moment teresisht i domosdoshem ne vete-kriticizmin e artit piktorik megjithese artiste te shquar si Kandinsky apo Mondrian kane menduar keshtu. Nuk e di nese zoti Qendro i lexon tekstet teorike nga fillimi ne fund apo thjesht merr paragrafe te shkeputura dhe i nxjerr ato nga konteksti i tyre per ti perdorur ne funksion te asaj qe ai deshiron por besoj se keto citime mjaftojne per te kuptuar se ai shtremberon idene e Greenbergut per te arritur qellimin e tij dhe per te na ofruar lsquomodernizmin qe i intereson atij dhe qe eshte as me pak as me shume vetem ai qe manifestohet te piktura abstrakte. Ai pyet ne shkrimin e tij a ka ne ekspoziten ne fjale qofte edhe nje veper qe guxon te shperbeje subjektin duke e kthyer ne eksperiment formal duke merituar keshtu emertimin formalist A gjen ne kete ekspozite vepra te cilat qellimisht perdorin metodat karakteristike te piktures per te kritikuar vete disiplinen dhe per ta ngulitur me fort ne zonen e saj te kompetences. Kjo pyetje besoj se qellimisht eshte ndertuar me dy pjese per ta ngaterruar lexuesin sepse shperberja e subjektit eshte qellim i piktures abstrakte pra vetem i nje faze te modernizmit dhe jo i te gjithit. Kurse pjeses se dyte te pyetjes A gjen ne kete ekspozite vepra te cilat qellimisht perdorin metodat karakteristike te piktures per te kritikuar vete disiplinen dhe per ta ngulitur me fort ne zonen e saj te kompetences une do ti pergjigjesha Po Qe te gjitha Ato kritikojne vete te pikturuarit duke treguar hapur se jane bere prej bojerash te hedhura mbi siperfaqe te rrafsheta ku vizatimi perspektiva vellimet dhe ngjyrat jane vecse ne funksion te formes shprehese. Nuk ka rendesi nese subjekti i ketyre pikturave eshte lsquodisa njerez qe shkojne ne pune vullnetare apo lsquodalin shetitje buze lumit. Brenda analizes teknike te nje pikture sipas Bell ky eshte thjesht nje subjekt dhe vjen vetem pasi ne kemi provuar nje here emocionin qe na ka shkaktuar forma. Nuk besoj se eshte e nevojshme qe ti marr pikturat me radhe e te tregoj se sa i forte e i qenesishem eshte elementi formal shprehes tek ato por po gjej rastin te permend nje prej piktoreve qe fatkeqesisht permendet rralle per vlerat e tij Isuf Sulovarin. Per mua eshte ndoshta piktori me i mire i gjithe fondit te Galerise Kombetare Kur ndodhesh perballe piktures se tij e harron krejtesisht se po shikon nje veper te Realizmit Socialist dhe humbet neper lojen e formave dhe ngjyrave duke ndjekur penelin e tij aq te dallueshem qe vrapon neper siperfaqen e telajos per te na treguar se piktura eshte ritem goditje energji para se te jete subjekt apo ilustrim ideor. Edhe nese kjo ceshtje ngre pyetjen qe fshihet pas saj se lsquosa per qind e fondit te Galerise sone Kombetare eshte art modern kesisoj megjithese vepra te tilla jane te pakta pse duhet te trembemi nga kjo pyetje dhe te mos bejme nje analize te re te ketij fondi dhe te gjithe historise sone te artit. Ne fund te fundit e gjithe linja ekspozuese lsquo120 vjet art i piktures dhe Skulptures ne Shqiperi kesaj pyetjeje i vjen ne ndihme Per tiu kthyer ceshtjes se emertimit te salles ky ne te vertete ka nje arsye tjeter me te rendesishme. Emertimi i salles vjen nga emertimi qe moren keto piktura kur ato u vune nen akuze nga pushteti i asaj kohe ne fillim te viteve lsquo70. Nen shembullin e esteteve sovjetike qe sulmonin teorikisht artin perendimor me termin lsquoart formalist art qe mbyllet ne vetvete dhe veteperjashtohet nga problemet e jetes dhe te shoqerise edhe Lidhja jone e Shkrimtareve dhe Artisteve dhe organi i saj gazeta Drita perdori per kete sulm pikerisht kete term. Mendoj qe para se gjithash ky emertim eshte vene ne respekt te historise pa pasur as dyshimin me te vogel se ai eshte i sakte. Per ta mbyllur do doja ti jepja doktor Qendros edhe nje keshille miqesore. Kur profesionisti i mirefillte shkruan nje kritike ai sjell argumentet e tij teorike per te kritikuar le ta quajme prodhimin qe ai deshiron te kritikoje dhe per te provuar se ky i fundit eshte i gabuar. Por kur ai pasi ka konsumuar argumentet teorike e sulmon kete lsquoprodhim apo lsquoprodhuesit e tij edhe me epitete te llojit lsquoarrogant lsquodiletant joserioz lsquote papergatitur etj. tregon se ai nuk eshte i sigurt per argumentet qe ka sjelle dhe nxiton te formuloje edhe perfundimin apo konkluzionin ne te cilin ne fakt duhet te dale publiku pasi lexon kritiken. Eumlshte pikerisht ky tejkalim i kompetencave te kritikes qe e ben kete te fundit te humbase rolin e saj dhe te katandiset ne nje dacibao.