E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton projekti Qyteti per artin

Qyteti per Artin projekti qe nxit nismat e artisteve te rinj ne shume gjini te ka startuar me artin bashkekohor ne galerine e Akademise se arteve. Punimet e studenteve te vitit te fundit jane mbledhur per tu ekspozuar ne galerine FAP. Jane pune ne mediume te ndryshme pikture grafike instalacion tekstil dhe video te studenteve te sapodiplomuar qe ngacmohen dhe frymezohen nga realiteti i perditshem.

Eshte nje ekspozite ku prezantohen ateliete atelieri i grafikes tekstilit modes intermedias piktures kavaletit etj. Pra eshte bere nje pamje cfare ndodh ne tendencat me te fundit ne fakultetin tone tha Ardian Isufi pedagog i fakultetit te artit pamor.

Ne kete ekspozite ku gjejne vend idete e materializuara ne menyra te ndryshme shprehjeje cdo pune eshte nje konceptim i nje fenomeni shoqeror si piktura me femije te komunitetit rom apo syzet gjigande qe na ofrojne nje optike interesante te veshtrimit te realitetit ne te cilin jetojme. Ekspozitat ne kete galeri jane koncpetuar si nje zingjir eventesh qe do ti lene vendin njera tjetres pa humbur liidhjen konceptuale tematike nga projekti ne projekt duke krijuar keshtu nje lloj vazhdimesie qe i ben mire ideve dhe tendecave te reja te artit bashkekohor.

Mira Tuci Azhornuar se fundi e merkure 03 nentor 2010

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›