E Shtunë, 31 Tetor 2026

do njeri hesht per dicka tjeter

Tirane 3 nentor NOA - Vazhdojne aktivitetet ne kuader te Tetorit Gjerman.

Sot ne mbremje ne oren 19.00 ne sallen Blackbox te Akademise se Arteve do te shfaqet filmi gjerman do njeri hesht per dicka tjeter.

Ky film prekes i cili sherben si nje analogji dokumentuese e filmit artistik Jeta e te tjereve trajton ceshtjen se sa te gatshem dhe te afte jane ish-te burgosurit politike te RDGJ-se per te pranuar te kaluaren.

Numri i pergjithshem i te burgosurve politike ne RDGJ eshte vleresuar te kete qene rreth 250.000.

Ne kete film te rendesishem i cili eshte paraqitur ne festivale te ndryshme te filmit perfshire ketu edhe Berlinalen kater ish te burgosur te RDGJ-se te denuar me disa vite burg per shkak te qendrimit te tyre te hapur kritik ndaj regjimit komunist SED tregojne pervojat e tyre te asaj kohe dhe te tanishme.

Ata dhe familjet e tyre nuk i kane kapercyer edhe sot traumat e se kaluares - dhe pasardhesit e tyre ne thelb nuk duan te dine me asgje rreth asaj kohe.

Filmi me regji dhe skenar te Marc Bauder Drte Franke eshte nje film 72 minutesh i realizuar ne vitin 2006.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›