E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi nje qerre qelia e pare komuniste

A ka letersi te denuar Ose ndryshe a ka pasur paralele tjeter ose alternative letrare perderisa kishte letersi sunduese te realizmit socialist A kane ndodhur shkeputje disidence kundershti parimore ideore dhe estetike a shmangie ne letersine shqipe keshtu Aktakuzat e denimeve cfare deshmojne Po dosjet e pahapura Arkivat Dhe cfare duhet te quhet letersi burgu Po letersi e denuar a sinonimi i saj i perafert - sikur keto pyetje te mos ekzistonin ne librin etiko-letrar te Visar Zhitit te hedhur ne qarkullim se fundi nga botimet OMSCA-1 thelbi i tij do te shkaterrohej. Pse vazhdon te shkruaje per burgun e diktatures nje autor ne Shqiperi

A ka letersi te denuar Ose ndryshe a ka pasur paralele tjeter ose alternative letrare perderisa kishte letersi sunduese te realizmit socialist A kane ndodhur shkeputje disidence kundershti parimore ideore dhe estetike a shmangie ne letersine shqipe keshtu Aktakuzat e denimeve cfare deshmojne Po dosjet e pahapura Arkivat Dhe cfare duhet te quhet letersi burgu Po letersi e denuar a sinonimi i saj i perafert - sikur keto pyetje te mos ekzistonin ne librin etiko-letrar te Visar Zhitit te hedhur ne qarkullim se fundi nga botimet OMSCA-1 thelbi i tij do te shkaterrohej. Pse vazhdon te shkruaje per burgun e diktatures nje autor ne Shqiperi Te libri Panteoni i nendheshem ose letersia e denuar te Zhitit nuk do te gjeni thellesisht trajtimin e nje sindrome diktatoriale por mund te themi se behen interesante gjithnje rrefimet nga diktatura sidomos sot e aq me teper kur nuk i shkohet thelbit asaj qe eshte e vertete. Tentativa per te kuptuar makinacionin se si u ngrit nje letersi paranojake si ajo e realizmit socialist qe edhe per nga termi duhet rrezuar dhe per te kaluar ne devijancen qe mori letersia si e tille fill pas luftes - shkrimtari Visar Zhiti ka meriten se rikthen nje debat qe gjithmone ka perpjekje per ta paraqitur bajat per ta mbyllur si mungese e vullnetit politik per te hapur dosje e arkiva. Quhet sprove libri i Zhitit ne nje zone te padenoncuar ne kohe e per kete arsye libri mbetet nje konkluzion dilematik dhe here-here me deshmi te kursyera. Ndonese duket se nuk eshte qellimi te rrefeje por nje perpjekje per te sistemuar konceptet teorite mbi letersine socrealiste perballe asaj te burgut. Kjo e ben te mprehte kujtesen edhe per ate pjese te elites intelektuale qe iu besua brumi i diktatit me terrorist por mbetet zhgenjyese pjesa e paket e kontributit te pjeses tjeter te shkrimtareve per te zbardhur nje histori qe u mban te lidhur te dyja duart e kembet. Duke iu rikthyer librit te Zhitit do kuptohet pse ai ne gati 200 faqe ritherret te njejten pyetje te madhe per letersine te zbulohet ajo aty ku eshte lene ne vitet lsquo30.

Ne librin e tij Visar Zhiti ndonese ne nje kapercim te shpejte dhe duket me shume per te krijuar idene e lidh doktrinen e dhunes me 1. Vetevrasjet si paralajmerim rasti eshte Safet Butka 2. Masakra si rivalitet rasti eshte Zai Fundo i masakruar nga partizanet me te ardhur nga Ventotene ku e kishin internuar fashistet si luftetar kunder pushtimit duke e vleresuar se ishte shume me i ditur nga cdo ti lejohej nje komunisti 3. Mergimi si rrugedalje rasti Stavri Skendi i internuar si kundershtar aktiv i pushtimit italian me tu liruar vjen te vazhdoje luften per clirimin e vendit por ne rruge tjeter bashkohet me Ballin Kombetar. I tille ishte dhe Isuf Luzaj 4. Dy burgje per shqiptarin Selman Riza shkencetar gjuhetar albanolog patriot dhe veprimtar por peson dy denime dhe derisa vdes eshte ndjekur nga heshtja dhe perndjekjet e fshehta 5. Burgu si nje fund dhe si trashegimi rasti Petro Marko i cilesuar shkrimtari luftetar per te cilin Zhiti thote I burgosur nga cdo epoke e regjim. Dihet peripecia e tij e jetes se tij derisa kthehet ne Shqiperine komuniste dhe e burgosin. Nuk ka ndonje te re pervec asaj qe eshte njohur prej kohesh per kete autori ndersa me shume e marrin si linje te doktrines se dhunes me te cilen ka nje tentative mund te thuhet nga Zhiti per te zbardhur nje lloj mekanizmi se si perndiqej shkrimtari ne diktature. Eumlshte shume e percipte ndonese informative e asaj qe dihet mbi arratisje vazhdimisht. Trajtimi i burgut si institucioni i pare qe u ngrit ne diktature perben nje episod kurioz si reflektim eseistik por dhe kujtese Institucioni i pare qe u ngrit ishte burgu. Ne kujtimet e nje bashkevuajtesi P. V qe e kaloi jeten burgjeve dhe internimeve tregohet per arrestimet qe benin partizanet kur nuk kishin marre pushtetin. Mbi nje qerre krijuan qeline e pare ambulante.

Nekromania ideologjike nisi me masakren e pare vrasjen e At Gjergj Fishtes me nje fakt kurioz i nominuar per cmimin Nobel. Pa dhune gjenerale per te gjithe dhe dhune e vecante e cuar deri ne torture. Rendi i torturave zoologjia e saj panik shtypje ankth kthetra dhembe pranga liber propagande denime u bene gati dhe u versulen me sy te kuq qiklopike.

Ne trajtesen Shkrimtar ne utopi dhe nen diktature Zhiti ndan letersine nga heshtja. Ikjen para kohe te Migjenit e quan profetike po ashtu heshtjen e Lasgush Poradecit do ta cilesoje me te rende. Sistem i ri dhe letersi e re Nuk vijne ne nje kontekst analitik per te kuptuar stereotipin qe u ngrit por Zhiti nis me nje fakt konkret duhej Gorki dhe romani i tij Nena duhej zyrtarisht te vendosej kryetari i pare i shkrimtareve dhe te dilte romani i pare Dhimiter Shuteriqi hap kete angazhim politik dhe Zhiti komenton se nxitoi te shkruante ai romanin e pare behet fjale per Clirimtaret.

Shkrimtari me emer i viteve 30 Sterjo Spasse do te ngulmonte se romani i tij Ata nuk ishin vetem qe shkruar me pare kurse partizani i cartur Kasem Trebeshina do te shpjegonte nervoz se makinacionet e udheheqjes se Partise intrigat e penguan ate me qellim qe te dilte ne drite patjeter romani me dy vellime i Shuteriqit. Ishte viti lsquo52 vazhdon Zhiti kur ne fakt nje vit me pare qe botuar romani i nje partizani tjeter Ne gojen e ujkut i Kin Dushit me tmerret qe ai hoqi ne kampet naziste te perqendrimit ne Prishtine.

Sigurisht qe Zhiti ironizon se nuk mund te niste romani i Shqiperise se re me Kin Dushin qe do te binte shume shpejt ne burg. Fatmir Gjata do te nxirrte tregimet e tij me Pika gjaku nga lufta si partizan. Dhe prape nje tjeter partizan Shefqet Musaraj. Ndoshta eshte hera e pare qe i takon Zhitit guximi te zbertheje kete strukture te letersise se re fill pas lufte. Pas ketyre emrave Zhiti vendos trekendeshin e shkrimtareve te perzgjedhur qe u nisen ne Bashkimin Sovjetik per tu specializuar Dritero Agollin Fatos Arapin dhe Ismail Kadarene - ku renditja ndryshonte sipas situates politike ne vend dhe raportet me veprat e tyre.

Per ironi te pjellshmerise se veprave te diktatures Zhiti kujton se ne vitet lsquo60 ne kete vit ne Rome azilanti politik Ernest Koliqi kishte botuar romanin Shija e bukes se mbrume por vepra e tij nuk mund te lexohej ketu ishin te denuara si e gjithe letersia e te ikurve. Ne kete moment Zhiti ngre pyetjen me te madhe per letersine tone Po letersi disidente a do te kishte duhej lejuar Pohimi eshte Gjithsesi jo kurre Izolimi muri me i rende ndares fabrikimi i mediokritetit dhe injorances tashme dihej qe ishin pasoja te konsoliduara ne diktature qe as nuk mund te flitej per disidente kundershtare e letersi e kundershtuar Ndodhte qe ndaloheshin libra te autoreve te pandaluar dhe goditeshin se bashku. Prape Petro Marko Fatos Arapi p.sh. Dhimiter Xhuvani eshte cuar punetor si denim bashke me personazhet e vethellip Poetin Viktor Qurku do ta helmonin ne nje spital psikiatrik. Tregimtari Faik Ballanca do te vriste veten sapo te niste stazhin per anetar partie ne nje hidrocentral... kompletoheshin me heshtje kritikoheshin ndaloheshin pergjysme a me shume dhe u kerkohej nje variant tjeter i pranueshem i veprave me jehone te shkrimtarit Ismail Kadarehellip

Por nje dukuri tjeter te cilen Zhiti e terheq menjane eshte zelli i tepert i kthyer kunder vetes letersia lavderuese brohoritese. Zhiti shkruan Nese kishte nje letersi te socrealizmit dhe pararoje te saj paranojake qe vetem i thurte lavde te padurueshme Partise e sistemit u arrit keshtu pa dashje prej propagandes se shfrenuar mediokre ne velje dhe ceshte me e keqja ne mosbesim jo vetem per ate lloj arti por dhe per kohen qe kishte nevojen. Ne fakt ky eshte momenti ku duhej te ndalnin gjithe debatet pasi dime qe ekzistojne ende ne treg numra pa fund te revistes Nentori qe e himnizonin kete lloj letersie. Megjithate Zhiti ndalet teper perciptazi vetem per ta theksuar si pike orientuese per te kuptuar pse nuk mund te ndodhte disidenca pasi shkrimtare te politizuar fanatike ortodokse misionare te pandergjegjshem per antimisionin shpesh me talent te pamjaftueshem i sollen deme te pallogaritshme realizmit socialist me teper se armiqte e tij.

A ka letersi burgu Kjo eshte nje nga debatet qe po ndodh se fundi duke mohuar kete letersi a ne te kundert duke dyshuar se ekziston. Zhiti pa ndonje zgjatje mendimi thote Por letersi per paradoks eshte edhe burg qe e zgjedh kete denim qe shkon me kembet e tua vetembyllesh...

Gjithsesi guximi i shkrimtarit ne kete rast eshte ne nivelin e nje pyetjeje qe ende nuk ka marre definitivisht pergjigje dhe ka opsione per tu diskutuar. Kemi te drejte te pyesim se gjersa ka pasur shkrimtare te denuar dhe libra te denuar a ka letersi te denuar Ose ndryshe a ka pasur paralele tjeter ose alternative letrare perderisa kishte letersi sunduese te realizmit socialist A kane ndodhur shkeputje disidence kundershti parimore ideore dhe estetike a shmangie ne letersine shqipe keshtu Aktakuzat e denimeve cfare deshmojne Po dosjet e pahapura Arkivat Dhe cfare duhet te quhet letersi burgu Po letersi e denuar a sinonimi i saj i perafert Ne kete liber ndoshta ky eshte momenti qe ulet koka perballe 20 viteve te kaluara pa rrahur ndonjehere keto pyetje qe duhet te vijne ne fakt nga pergjigjet qe mungojne tmerresisht dhe ka pak shprese se do te merret rrefimi si deshmi.

Zhiti si pergjigje hedh pisten e pare te trajtimit te ketyre dilemave dhe kontekstit te letersise se burgut. Ne gjashte pika te renditura ne liber ai hedh per diskutim per here te pare konceptin se si duhet trajtuar e pranuar letersia e burgut dhe shkruajme vetem te paren Letersi burgu eshte dhe duhet te jete ajo krijimtari qe u shkrua ne burg fshehurazi qelive brenda telave me gjemba nen armet me bajoneta ngrehur e plumba ne goje qe mbeti gjalle mes policeve e patjetersueshme. Libri i Visar Zhitit Panteoni i nendheshem ose letersia e denuar vazhdon me kalvarin e intelektualeve elites shpesh pa e publikuar vepren dhe perfunduar ate deri ne pushkatimin dhe asgjesimin e tyre ne pak vjet pas vendosjes se diktatures. Deshmite dihen emrat e shkrimtareve dhe personaliteteve bashke me veprat qe iu dogjen jane publikuar tashme por mbetet te zgjidhet e erreta e historise e sidomos zbardhja e krimit komunist qe ka te beje me indoktrinimin e letersise emra te cilet e mbrojne e studiojne edhe letersine e re shqiptare postdiktature edhe sot. Libri i Zhitit mbetet nje kuriozitet ndoshta me shume per te huajt qe duan te dine per letersine e ndaluar ne Shqiperi dhe te kuptojne dicka rreth llojit te letersise qe u krijua por per mjedisin e brendshem mbetet e pazgjidhur pyetja me e rendesishme ndoshta dhene edhe pergjigja cfare kemi ne letersi disidente Nga kjo do te kuptojme se sa shpejt u injektua elita shqiptare ne kete vend per ti sherbyer deri ne paranoje komunizmit si pasoje per te kuptuar pse zgjati dhe 50 vjet dhe aq eger.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›