E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombardohet Athina terroristet tmerrojne Greqine

Bomba ne nje sere ambasadash greke dhe tek zyra e ish-kryeministrit. Policia ne alarm qeveria Besoni policine

Per te dyten dite rresht Athina gjendet nen sulme te njepasnjeshme terroriste pasi diten e djeshme pas mesdites u gjenden bomba te paketuara ne ambasada te vendeve te ndryshme. Shperthime pati pas ores 12 ne ambasaden e Zvicres ne qender te Athines ndersa ne oren 0230 nje tjeter shperthim ndodhi ne ambasaden ruse. Nga ana tjeter policia greke kreu nje shperthim te kontrolluar te bombave te gjetura ne ambasaden bullgare sikurse edhe ne Parlamentin grek per nje bombe qe i ishte drejtuar ambasades kiliane. Ne alarm u vendosen edhe ambasadat gjermane dhe panameze megjithese nuk pati shperthime.

Ambasada bullgare

Alarmi i pare u dha nga ambasada bullgare cka beri qe forca te shumta policore te shkonin ne kete ambasade per te neutralizuar nje objekt te dyshimte me ane te metodes se shperthimit te kontrolluar.

Ambasada zvicerane

Shperthimi i pare real por i dyti ne radhe ndodhi ne ambasaden zvicerane e cila gjendet ne qender te kryeqytetit grek. Pakoja me bombe brenda u zbulua nga punonjesit e ambasades te cilet e hodhen ne oborr ku edhe shpertheu.

Telefon homologeve

Menjehere pas ketyre ngjarjeve ministri grek i Jashtem Dhimitris Dhrucas komunikoi me homologet e tij duke u bere te ditur situaten. Sipas agjencive te huaja ata e falenderuan per masat e menjehershme te marra nga policia greke.

Ambasada ruse

Shperthimi i nje pakoje te trete ndodhi edhe ne ambasaden ruse ne oret e para te pasdites. Sipas gazetes greke Kathimerini nuk pati te demtuar por pati deme materiale pasi punonjesit nuk e kishin kuptuar qe kishin te benin me bombe.

Parlamenti grek

Nje zarf me destinacion ambasaden kiliane ne Athine u cilesua si i dyshimte dhe u dergua ne Parlamentin grek ne menyre qe te kuptohej nese brenda kishte bombe nepermjet makinerive te posacme qe ka Parlamenti grek. Pas kesaj policia greke zhvilloi nje shperthim te kontrolluar. Ambasadorja kiliane ne Greqi Karmen Imbanez deklaroi se marres i ketij zarfi ishte vete ajo. I drejtohej ambasadorit ne kete rast mua - tha ajo duke folur per nje stacion radioje ne Kili. Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit grek Filipos Pecalnikos deklaroi se keto akte jane te papranueshme te shemtuara dhe te denueshme.

Ambasada gjermane

Nje tjeter zarf me bombe u gjend ne ambasaden gjermane ne lagjen e Athines te quajtur Kolonaqi. Rojet e sigurise se ambasades e kthyen paketen me ane te kompanise se transportit qe e kishte cuar dhe me pas u be shperthim i kontrolluar.

Panama

Nje tjeter hetim u zhvillua ne ambasaden e Panamase qe gjendet ne Pire. Edhe ne kete rast arsye ishte nje zarf i dyshimte por qe perfundimisht u vertetua se permbante vetem letra dhe jo bombe.

Ish-kryeministri dhe prokurori

Nje tjeter zarf i dyshuar ishte drejtuar edhe ndaj prokurorit te ceshtjes se dy te rinjve te arrestuar Konstandino Balta. Por pas kontrollit te detajuar nga policia greke rezultoi qe permbante vetem shkresa. E njejta gje ndodhi edhe me nje zarf te gjendur ne zyrat e ish-kryeministrit grek Konstandinos Simitis.

Vazhdimi

Keto nuk jane rastet e vetme pasi vetem nje dite me pare u arrestuan ne Athine dy te rinj te dyshuar te cilet kishin lene pako te dyshimta ne nje kompani poste me drejtim ambasadat e huaja ne Athine. Sipas te dhenave te para te policise greke keto bomba qe u neutralizuan dje u cuan nje dite me pare per tu analizuar menyra e ndertimit te tyre dhe sipas rezultateve ngjasojne me bomba te meparshme.

Lajmet per shperthime bombash ne Athine kane bere xhiron e botes nepermjet medieve. Te gjitha agjencite e huaja te lajmeve kane dhene lajmet ne menyre te vazhdueshme dhe me detaje.

Asnje koment nga Sarkozi

Nderkaq Presidenti i Frances Nikola Sarkozi i cili ishte nje nder marresit e dyshuar te nje zarfi me bombe nuk pranoi te komentonte ngjarjen. I pranishem ne Londer ne nje takim zyrtar ai nuk deklaroi asgje ne lidhje me bombat e gjetura dy dite me pare ne Greqi njera prej te cilave kishte destinacion pikerisht ate. I pyetur ne lidhje me kete ceshtje gjate konferences se perbashket per media me Kryeministrin e Mbreterise se Bashkuar Devid Kamerun me te cilin nenshkruan dy marreveshje te reja mbrojtjeje Nikola Sarkozi deklaroi Nuk kam asnje koment ne lidhje me ceshtjen e zarfeve me bombe. Nuk kam asnje gje tjeter per te thene ne lidhje me kete ceshtje.

Qeveria Lini policine qe te beje punen e vete

Duke kritikuar te gjithe ata te cilet tentojne te ngaterrojne ceshtjen e zarfeve me bombe me nje projekt per te krijuar pasiguri politike ne Greqi zedhenesi i qeverise greke kerkoi qe te lihet policia ne punen e vet. Disa persona po tentojne te bejne teori konspiracioni qe te vertetojne disa bindje te tyre. E vetmja gje qe ne mund te bejme eshte qe te denojme ashper keto akte dhe te lejojme policine qe te beje punen e saj - tha zedhenesi i qeverise greke Jorgos Petaliotis pas pyetjes se bere nga gazetaret nese qeveria greke mendon se eshte rastesore kjo beteje bombash prej nje jave ne Athine perpara zgjedhjeve lokale qe zhvillohen per pak dite nderkohe qe disa parti deklarojne se ky skenar eshte i stisur. Qeveria denon ne menyren me te ashper keto akte te terroristeve qe tentojne te rrezikojne paqen shoqerore - tha zedhenesi i qeverise greke i cili shtoi se policia punoi ne menyre te persosur duke kryer arrestime dhe hetime te thelluara.

Nje dite me pare

Policia ne Greqi ka arrestuar dy persona qe kishin dy bomba ne zarfe poste qe kishin adresen e Presidentit francez Nikola Sarkozi dhe ambasadave perendimore ne Athine. Policia tha se nje nga burrat e arrestuar ishte nje i dyshuar si anetar i grupit gueril grek Celulat e komploteve me arme zjarri. Nje zedhenes i policise i tha agjencise se lajmeve Reuters se autoritetet nuk besojne qe incidenti te kete lidhje me Al Kaeden. Nje grua qe punonte ne nje kompani private postare u plagos lehte kur nje nga bombat zarfi i se ciles kishte adresen e ambasades meksikane i shpertheu ne duar. Policia tha se te arrestuarit kishin zarfe te tjera me bomba nje prej te cileve me adresen e Presidentit francez Sarkozi. Nje tjeter zarf kishte adresen e ambasades se Belgjikes dhe nje i katert ne adrese te ambasades holandeze u gjet ne nje tjeter kompani postare. Te arrestuarit me moshe 22 dhe 24 vjec thuhet se kishin revole mbanin paruke dhe kishin veshur jeleke antiplumb.

Rrezik edhe ne aeroportin ushtarak

Ne gjendje alarmi u gjenden forcat e sigurise edhe ne aeroportin ushtarak te Elefsines pak kilometra larg kryeqytetit grek per shkak te nje pakoje te dyshimte. Pakoja u gjend ne zyrat e drejtuesve te aeroportit dhe u cilesua si e dyshimte per shkak te te dhenave te derguesit. Pakoja u kontrollua nga qen te specializuar dhe nuk rezultuan te dhena per bombe. Megjithate u njoftua policia dhe u vertetua se nuk kishte bombe por vetem letra te lidhura me nje kapese metalike qe sinjalizonte ne kete menyre detektorin e metaleve.

Ministria e Jashtme greke paralajmeron te gjitha ambasadat

Ministria e Jashtme greke lajmeroi te gjitha ambasadat qe veprojne ne Greqi per arrestimet e bera nga policia greke ne lidhje me pakot dhe zarfet bombe dhe u kerkoi atyre qe te jene te kujdesshme me dergesat postare qe mberrijne ne ambasada. Gjithashtu Ministria e Jashtme greke kontaktoi me te gjitha ambasadat te cilat moren zarfe te dyshimta. Sic u be e ditur nga Ministria e Jashtme greke perfaqesite diplomatike i shprehen ministrise falenderimin per nderhyrjen e policise greke dhe per informimin nga ana e ministrise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›