Mbikëqyrje elektronike për të dënuarit nga data 1 prill
13/12/2011 Komisioni i Ligjeve e miratoi në unanimitet projektin e Ministrisë së Drejtësisë
Të dënuarit me arrest shtëpie do të pajisen me “byzylykë” që garantojnë mbikëqyrjen
Do të jenë 300 të dënuar me arrest shtëpie apo me dënime të tjera alternative që nga 1 prilli i vitit të ardhshëm nuk do të ruhen më nga policët. Mbikëqyrja e tyre do të bëhet me anë të mjeteve elektronike, që do të vendosen në trupin e të dënuarit. Dhe kjo do bëhet e mundur nëpërmjet një pajisjeje elektronike në formën e byzylykut, që vihet në trupin e të dënuarit, dhe një aparati dixhital GPS, që transmeton vendndodhjen e tij. Ligji parashikon që kjo mbikëqyrje do të aplikohet vetëm për 300 persona, pasi kaq është dhe numri i pajisjeve që qeveria ka parashikuar të blejë.
Projektligji
Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës në Komisioni i Ligjeve miratuan dje në unanimitet projektligjin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë “Për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale”. Mbikëqyrja elektronike ka në thelb të saj identifikimin e vendndodhjes së një personi ndaj të cilit ka një vendim gjyqësor penal për kufizimin e lëvizjes së tij. Dhe kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet një pajisjeje elektronike, që vihet në trupin e të dënuarit, dhe një aparati dixhital GPS, që transmeton vendndodhjen e tij. Teknikisht kjo pajisjeje do të jetë e lidhur me një sallë operative, nga ku do të mbikëqyret nga policia 24 orë dhe nga Drejtoria e Burgjeve, ku do të bëhet e mundur monitorimi i respektimit të urdhrave të gjykatës nga personat e dënuar. Për sa u përket personave që u aplikohet si masë sigurie arresti në shtëpi dhe personave në ngarkim të të cilëve është dhënë një masë mbrojtëse në kuadër të legjislacionit për dhunën në familje, qëllimi i kësaj zgjidhjeje është që t’u garantojë një mbrojtje efektive personave që rrezikohen nga individë me rrezikshmëri shoqërore. Në rast konstatimi të thyerjes së urdhrave të gjykatës, salla operative do të lajmërojë menjëherë organet e policisë. “Nëse subjekti kthehet në zonën e lejuar ose largohet nga zona e ndaluar brenda 30 minutave nga çasti që ai ose personi i afërt i tij kontaktohen nga salla operative, atëherë nuk ndërmerret asnjë veprim i mëtejshëm. Çdo shkelje e evidentuar regjistrohet në një regjistër të posaçëm, që i dorëzohet gjykatës”, - theksohet në projektligj. Sistemi elektronik do të funksionojë në përputhje me parimin e proporcionalitetit të ndërhyrjes, duke sinjalizuar vetëm shkeljet e detyrimeve nga mbajtësit e pajisjeve elektronike. Në këtë mënyrë sistemi do të sinjalizojë dhe, si rrjedhim, do të shfaqë vendndodhjen e pajisjes vetëm në rast se personi del nga zona e lejuar apo hyn në zonë të ndaluar.
Përfituesit
Nga aplikimi i këtij projektligji do të përfitojnë gjykatat për sa i përket rritjes së numrit të dënimeve alternative. Përfiton edhe Policia e Shtetit për sa i përket uljes së shpenzimeve operative që mbart mbikëqyrja e këtyre personave. Shërbimi i Provës do të ketë përfitime të mëtejshme, pasi do të ketë mundësi të menaxhojë më me efikasitet personat që mbikëqyrë. Gjithashtu nga aplikimi i këtij ligji do të përfitojnë dhe vetë qytetarët, sepse do të rritet më shumë siguria e tyre publike. Përfitues tjetër është sistemi i burgjeve, pasi aplikimi i këtyre masave parandalon mbipopullimin e burgjeve. Efekti financiar nga realizimi i këtij projekti për vitin 2013 vetëm për 300 të mbikëqyrur do t’i sjellë buxhetit të shtetit 84 milionë lekë kursime.
“Byzylyku”
Pajisja do të ketë përmasa të vogla, në mënyrë që të mbulohet lehtësisht nga veshjet dhe të mos shihet nga të tretët. Ajo nuk lëshojë asnjë tingull apo dritë dhe nuk do ta pengojë subjektin të kryejë të gjitha veprimtaritë e tij të zakonshme. Kjo pajisje do të jetë në gjendje të transmetojë sinjal nga çdo pjesë e territorit të Shqipërisë. Do të ketë rezistencë të lartë ndaj elementeve natyrore dhe mundëson funksionimin normal edhe gjatë ekspozimit ndaj tyre. Do të përbëhet nga një material që do të jetë e vështirë për t’u hequr dhe do të transmetojë sinjal të posaçëm, nëse dëmtohet apo hiqet. Ndaj dhe mundësia e një personi me arrest shtëpie për t’u arratisur apo larguar, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është zero, sepse pajisja garanton informacionin në kohë reale të vendndodhjes së të dënuarit.