Mbikqyrje elektronike GPS per te burgosurit me leje
Të dënuarit shqiptarë nuk do të mbahen më nëpër qeli, por do të ruhen nëpërmjet satelitit. Skenat e filmave hollivudianë ku të burgosurve u vihen unaza spiune në qafë apo në këmbë, tashmë do t’i shohim edhe në Shqipëri, pasi Ministria e Drejtësisë ka bërë publik projektin për të monitoruar të dënuarit me rrezikshmëri të ulët shoqërore nëpërmjet sistemit satelitor GPS. Kjo do të zëvendësonte madje edhe punonjesit e policise, të caktuar për mbikqyrjen e atyre që janë në arrest shtëpie. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, ne nje interviste per “AS”, sqaron funksionimin e ketij projekti.
"Edhe ky sistem do të pësojë një reformë shumë të rëndësishme, që është sistemi i mbikqyrjes elektronike. Nuk do të kemi më 5 mijë të burgosur që duhet të rrinë patjetër në burg. Një numër jashtëzakonisht i madh i këtyre të dënuarve të cilët nuk kryejnë vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk është e domosdoshme të rinë patjetër në burg, por do të rinë në një mbikqyrje elektronike, me pajisje elektronike që do të vendoset në trupin e personit dhe do të monitorohet 24 orë nga sistemii burgjeve dhe nga sistemi i policisë", tha Eduard Halimi, ministër i Drejtesise.
“Unaza” me GPS do te percjelle informacione ne drejtorine e pergjithshme te burgjeve dhe Sherbimin e Proves per secilin prej te denuarve. Deri tani nuk është vendosur ende se ku do të vihet, por nga praktika e vendeve të tjera, besohet se unaza do të vendoset në këmbë.
"Vetëm gjatë vitit 2010, drejtoria e përgjithshme e policisë, sipas një materiali që na ka dërguar, ka shpenzuar vetëm për arrestet në shtëpi, duke lënë jashtë sistemin e burgjeve, mbi 3.5 miliardë lekë. Vetëm për arrestet në shtëpi që ka dhënë gjykata gjatë vitit 2010. Pra, një vlerë jashtëzakonisht e madhe që do të shërbente për të bërë gjëra të tjera. Pjesa e arresteve në shtëpi do të eleminohet që në mars të vitit të ardhshëm, kur ne të përfundojmë hartimin e ligjit dhe instalimin e softit dhe gjithë procesin e miratimit të paketës ligjore, dhe këta persona nuk do të jenë më në ruajtje me policë që shpesh dhe ju mediat e keni konstatuar që largohen, por do të jenë në mbikqyrje elektronike me GPS", tha Halimi.
Burgjet do te jene strehë vetëm për të dënuarit për krime të rënda, ndersa te dënuarit e tjerë që prej muajit mars, do te jene prane familjes, larg uniformave blu, por gjithnje me “Spiunin” satelitor ne kembe. Policia pritet të kurseje çdo vit mbi 3.5 milionë dollarë. Por edhe më i madh pritet të jetë kursimi për Drejtorinë e Përgjitshme të Burgjeve, e cila do të ulë ndjeshëm shpenzimet për mbajtjen e të dënuarve nëpër burgje. Aktualisht janë mbi 4200 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.
Denada Shkodrani