E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen presidenti Saleh kthehet ne Sana

Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh kthehet në  Atdhe. Pas tre muaj kurimesh në Arabinë saudite  televizioni shtetërior  bëri të ditur se më në fund  presidenti u kthye në Sana në mbrëmje vonë me një avion privat. Detaje të tjera nuk u bënë të ditura. Saleh ishte shpërfytyruar në fillim të qershorit  gjatë një sulmi të  rebelëve  kundër pallatit presidencial.

Në kthim  kreu i shtetit përballet me  një vend të përfshirë nga lufta civile. Në kryeqytet  vazhdojnë luftimet  e ashpra ndërmjet  ushtarëve   besnikë të regjimit dhe  atyre që kanë kaluar në anë të opozitës. Bilanci i 5 ditëve të fundit të dhunës tejkalon 100 të vdekur. Në kuadër të pranverës arabe kundërshtimi ka  filluar në muajin janar. Në gadishullin  arabik  Jemeni është vendi më i varfër, sidomos kryeqyteti, ku mungon  ushqimi dhe shpesh edhe uji i pijshëm. Tani ekziston frika se kthimi i presidentit në pushtet prej më tepër se 30 vitesh do të shkaktojë përshkallëzim të dhunës. 

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›