Mbillen pemë në Tiranë, Tabaku: Do përmirësojmë cilësinë e ajrit
Bashkia e Tiranës ka vijuar mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet, si një kontribut të madh për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe shtuar gjelbërimin në kryeqytet. Zv/Kryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku ishte sot në “Qytetin Studenti”, ku ka parë nga afër mbjelljen e 246 fidanëve pemë bliri, në këtë zonë.
Kemi ardhur për të inspektuar gjelbërimin e një zone tjetër të qytetit të Tiranës, të Qytetit Studenti, ku kapacitetit të gjelbërimit të zonës i shtohen edhe 246 pemë të tjera bli, duke e bërë kështu një ndër vendet më të këndshme të qytetit, një hapësirë e gjelbër prej 280 mijë metra katrorë. Ky gjelbërim sot vjen krahas mbjelljes së pemëve dhe gjelbërimit në shumë blloqe dhe rikualifikime të tjerë në qytetin e Tiranës, duke filluar nga parku i Liqenit, rruga e Elbasanit , ish-uzina Dinamo, tek Fabrika e Birrës, në të gjithë njësitë bashkiake të kryeqytetit. Ne jemi të vendosur të shtojmë hapësirat e gjelbra dhe tu kthejmë qytetarëve të Tiranës frymëmarrjen që u ka zënë betoni, për vite me radhë u shpreh Tabaku.
Tabaku u shpreh se Bashkia është e vendosur që të shtojë hapësirat e gjelbra dhe t’u kthejë qytetarëve të Tiranës frymëmarrjen e munguar.