E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbipopullimi në burgje – Avokatët kërkojnë zbutje të masave të sigurisë për disa vepra penale

Numri shumë i lartë i personave që vuajë dënime të ndryshme në Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale ka bërë që avokatët të listojnë disa vepra penale, për të cilat, sipas tyre, duhet dhënë nga gjykata masë më e butë sigurie.

“Është i nevojshëm një udhëzim nga Kryeprokurori i Përgjithshëm, një ndërgjegjësim për sa i përket organit të akuzës lidhur me veprat penale kanë një marzhë dënimi të ulët deri në 5 vite ku kodi i procedurës penale ka parashikuar një sërë masash sigurie duke përfshirë nga marrja e pasaportës, detyrim paraqitje, garanci pasurore. Janë një sërë masash pa ardhur tek masa ekstreme që është ajo me burg”.

Vetëm në Fier, në rreth 100 vendime të gjykatës 70 prej tyre janë ekstreme që penalizojnë me masën e arrestit me burg për autorët duke shkelur edhe të drejtat e njeriut në shumë raste.

Gjatë vitit 2023 u numëruan mbi 500 të dënuar më shumë se viti i shkuar ndaj dhe autoritetet e burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kërkuan rritje me 10% të buxhetit për ti ushqyer të burgosurit.

Në total në sistemin e burgjeve në vend janë 3136 të paraburgosur, 2167 të dënuar dhe 456 pacientë me masë mjekësore.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›