E Martë, 3 Nëntor 2026

Vinin nga veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuri me vlerën 450 mijë euro

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasuri me vlerë 450 mijë euro, në pronësi të dy shqiptarëve të dënuar në Itali për prostitucion. Gjatë operacionit të koduar “Real Estate 2” u sekuestruan:

1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”; 

1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

/rtsh.al/  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›