E Martë, 3 Nëntor 2026

Përvetësoi 215 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi përmes mashtrimit ka mundur t’i marrë një qytetari 215 mijë euro.

38-vjeçari ka mundur të marrë sasinë e parave duke i premtuar një 26-vjeçari se do t’i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner në një kompani private në Turqi.

Pas denoncimit 38-vjeçari ka përfunduar në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Transporter”, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 108.600 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›