Mbledh kartat e identitetit të punonjësve, kreu i PS-së së Librazhdit kallëzon drejtorin e spitalit
LIBRAZHD- Kreu i PS-së së Librazhdit depoziton kallëzim penal ndaj Drejtorit te Spitalit të këtij qyteti Liman Mënalla.
Në një konference për mediat Kastriot Gurra ka denoncuar publikisht Mënallën, duke deklaruar se ai dhe kryeinfermierja e këtij spitali kanë mbledhur prej disa ditësh kartat e identitetit të punonjësve të spitalit rajonal të Librazhdit.
Gurra ka theksuar për mediat se është i bindur se kartat e identitetit janë mbledhur me qëllimin e vetëm që bluzat e bardha të mos lejohen të votojnë.
Kreu i selisë rozë, i ka bërë thirrje kreut të spitalit të distancohet nga këto veprime, që vijnë pak ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit.
(e.m/News24/BalkanWeb)