E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Duma: Bisedime konstruktive

“Bisedime konstruktive”, kështu i konsideroi deputetja e PD, Grida Duma, diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Në një komunikim për mediat pas mbledhjes, Duma u shpreh se ka shumë gjasat që opozita të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 2023.

“Ka shumë gjasa që opozita të dalë me kandidat të përbashkët. Shikoj që fryma e bisedës ka qenë e paqtë dhe konstruktive nga të dy individët që kanë përfaqësuar palët në tryezë. Është një frymë e sinqertë e Grupit Parlamentar të PD me kujdesin që ata që janë kontributorë në PD të jenë pjesë konstruktive e këtij procesi. Mënyra, mekanizmi si do shkohet në primare është duke u diskutuar. Fakti që kanë nisur diskutimet, e shoh si lajm të mirë dhe fryma është për të gjetur të gjithë elementët që na çojnë drejt bashkimit”, tha Duma.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, zhvilloj një mbledhje me deputetët demokratë, takim që vjen pas negociatave që Gazment Bardhi zhvilloi me Edi Palokën, sa i përket zgjedhjeve vendore 2023.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›