E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Raporti mbi ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Kim takon ambasadoren Hohmann

Raporti mbi ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka qenë sot në fokus të një takimi mes ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann.

Ambasadorja amerikane ka shpërndarë edhe një foto nga ky takim, të cilin e ka komentuar si “diskutim i mirë”. Kim ka theksuar edhe një herë se “SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE”.

“Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në korrik. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë reformën në drejtësi”,- shkruan ambasadorja Kim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›