E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbledhja e dy qeverive/ Rama: Së bashku drejt së ardhmes! Kovaçevski: Jemi shembull i fqinjësisë së mirë, palë të treta kërkojnë destabilizimin

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të shohim bashkë drejt së ardhmes së tyre më të ndritur në të gjitha fushat për të mirën e popujve të tyre si dhe fqinjësia e tyre e mirë nuk do të lejojë palë të treta që të krijojnë konflikte mes tyre por as destabilizime në rajon. Ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama dhe homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhanë në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive që u zhvillua në Shkup.

Bashkëpunimi në sektorin energjetik për të siguruar energji të pandërprerë gjatë krizës energjetike por edhe përballimi i inflacionit të luftës përmes marrëveshjeve tregtare janë gjithashtu dy çështje mjaft të rëndësishme ku palët ranë dakord dhe pritet që të firmosen dhe memorandume bashkëpunimi.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se vendet duhet të bashkëpunojnë duke parë nga e ardhmja dhe jo t’i kthejnë ‘kurrizin” njëra- tjetrës. Dy vendet nuk mund të bëjnë dot pa njëra-tjetrën, tha Rama, dhe ato kanë detyrën që të mos lejojnë destabilitetin mes dy vendeve dhe popujve tanë.

“Ne në rajon jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz nga njëri tjetri dhe kemi shumë për të bërë me njëri-tjetrin. Në këtë mbledhje të radhës ne takohemi edhe në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për t’u bërë pjesë e familjes europiane pasi kapërcimit të hendekut të madh torturues për të mos hapur negociatat nga BE. Sot ne i kemi hapur ato dhe do të punojmë së bashku për të ecur para. Të gjitha vendet tona do të kërkojnë nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar krizës energjetike dhe inflacionit të luftës. Nga ana tjetër për të ndërtuar një plan të përbashkët që na jep mundësinë që të shohim përtej kësaj faze të vështirë dhe të zymtë, por edhe jo të pambarimtë. Nuk kemi pse presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen përtej saj. Në këtë aspekt do të thoja se Shqipëria dhe Maqedonie Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo vetëm individualisht por edhe në mënyrë kolektive si vendeve të së njëjtës zonë gjeografike e gjeopolitike. Besoj se Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotme dhe për të projektuar një të ardhme e cila të rrisë në maksimum aftësitë e vendeve tona që të përfitojnë nga një hapësire shumë më e madhe se hapësira jonë e përvetshme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira nga marrëveshjet e bëra në Ballkanin e Hapur dhe kemi bërë progres në Procesione e Berlinit. Këto janë pjesë e njëra-tjetrës dhe jo përjashtuese”, tha Rama.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se dy vendet janë shembull i bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe se mbledhja e sotme do të forcojë dhe thellojë edhe më tej këtë bashkëpunim. Ai foli edhe për palë të treta që kërkojnë destabilizim në rajon, por që kjo nuk do të lejohet.

Kovaçevski tha se dy nga marrëveshjet kryesore janë ato të bashkëpunimit në spektrorin energjetik për sigurimin e një energjisë në këtë kohë krize si dhe lidhja më e fortë tregtare mes dy vendeve përmes korridorit të 8.

“Shqipëria tregoi miqësi të vërtetë për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, sot kemi parë vlerën e bashkëpunimit ndërshtetëror. Ne jemi shembull i vërtetë se si trajtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe kemi vendosur shtylla të fuqishme për të lidhur fizikisht dy shtetet. Të dy shtete kanë dënuar luftën në Ukrainë dhe dënojnë skenarë të palëve të tjera që kërkojnë destabilizime në rajonin e Ballkanit. BE kuptoi më në fund që është interesi i saj strategjik që Ballkani perëndimor të jetë pjesë e saj. Njohja nga Europa e gjuhës maqedonase është e rëndësishme, negociata ishin të vështira, por arritëm të ruajmë identitetin tonë dhe të ruajmë gjuhën tonë. Maqedonia është e vendosur të respektojë të gjitha entitet që jetojnë në vendin tonë. Siç i filluar bashkërisht të fillojnë negociatat kanë mundësi që t’i përfundojnë bashkërisht negociatat. Është e rëndësishme që të krijojmë ura bashkëpunimi me fqinjët. Një nga memorandume është ajo e bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe projekteve të përbashkët për sigurimin e sigurte të energjisë energjetike, lidhja përmes korridorit të 8 për rritjen e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve deri në vitin 2030. Bashkëpunim i mirë për kthimin e ikonave në mënyrë të paligjshëm të nxjerrë nga vendi unë, pas procedurës penale në Shqipëri dhe kthimit të tyre fizik në Maqedoni. Do të kemi marrëveshje për bashkëpunime të ndërsjellta në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit që rajoni të ketë një integrim më të madh dhe të shpejtë në tregun Europian”, tha Kovaçevski

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›