Shqipëri- Maqedoni e Veriut, mbledhje e përbashkët mes dy qeverive në Shkup

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, do të zhvillojnë më 14 nëntor në Shkup një mbledhje të përbashkët, e cila pritet që të nisë në orën 10:30, për t’u mbyllur brenda ditës. Vendimi për mbledhjen e përbashkët vjen si propozim i Ministrisë së Sistemit Politik dhe të Marrëdhënieve midis Bashkësivе.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen rreth 20 marrëveshje dy palëshe dhe memorandume bashkëpunimi. Deri më tani Maqedonia e Veriut ka zhvilluar mbledhje të përbashkëta me Republikën e Kosovës dhe me atë të Bullgarisë.
/rtsh.al/