Mbledhja e pare e ministrave te zgjedhur nga PS e LSI ne nje hotel ne Vlore

Të mërkurën Edi Rama pritet të mbledhë për herë të parë në qytetin e Vlorës qeverisë që do të drejtojë në shtator. Por pavarësisht dëshirës për të zhvilluar mbledhjen në Shtëpinë e Pavarësisë, Rama do të takojë ministrat e tij në një hotel.
100 vjet pas Ismail Qemalit, edhe Edi Rama do të mbledhë për herë të parë Qeverinë e tij në Vlorë. Por pavarësisht dëshirës së kryesocialistit për të luajtur me simbolikën e pavarësisë, ambientet e Shtëpisë Muze ishin tepër të vogla për të pritur ministrat e Rilindjes. Kështu socialistëve u është dashur të gjejnë një tjetër alternativë. Në Vlorën e pavarësisë, u zgjodh Nju Jorku. Që për hir të simbolikës, është një hotel, ndonëse luksoz. Siç ka deklaruar edhe vetë më parë, një nga vendimet e para të Qeverisë Rama do të jetë zëvendësimi i fotografisë së Presidentit të Republikës në zyrat e shtetit me atë të Ismail Qemalit. Por në mbledhjen e parë të Qeverisë së tij, pas krahëve duket se do të ketë Statujën e Lirisë.