Skenderbeu niset pergjysme drejt Ukraine

Skënderbeu i Korçës është nisur drejt Ukrainës ku do të luajë të enjten ndeshjen e parë të plej ofit në Ligën e Europës ndaj Çornomorecit të Odesës.
Drejt qytetit bregdetar është nisur dje pasdite një pjesë e skuadrës, stafi teknik si dhe pjesa tjetër e delegacionit, ndërsa sot në mëngjes pritet nisja e pjesës tjetër të futbollistëve, rreth 15 të tillë.
Klubi ka bërë me dije se nuk ka mundur dot të gjejë çarter, ndërsa prerja e biletave në një kohë të shkurtër detyroi drejtuesit që ta ndanin skuadrën në dy pjesë.
Skënderbeu zbret në Ligën e Europës që nga Championsi ku eleminoi Nefçin e Bakusë në turin e dytë dhe u eleminua nga Shahter i Karagandës në turin e tretë.
Po në Ligën e Europës luan edhe Kukësi që ka kaluar 3 ture deri tani.