Mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave qe filloi sot ne oren 17.00, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi nje numer vendimesh te rendesishme. Ne menyre te veçante, vlen te theks
Mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave qe filloi sot ne oren 17.00, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi nje numer vendimesh te rendesishme. Ne menyre te veçante, vlen te theksohet paketa e akteve ligjore per permiresimin e kuadrit ligjor ne fushen e shendetesise.
Rendesi e vecante ne vendimet qe perbejne paketen i kushtohet administrimit dhe mbulimit te sherbimeve nga personeli mjeksor, i perfshire ne skemen e sigurimeve shendetesore, ku qeveria percakton rregullat dhe procedurat e administrimit ne sherbimin shendetesor ne kujdesin shendetesor paresor. Ky vendim sakteson ligjerisht ne menyre specifike se kush jane kategorite e personelit qe punon aktualisht ne paresor. Ky vendim gjithashtu do t'I jape fund te gjitha sorollatjeve te panevojeshme e burokratike per te perfituar sherbim shendetesor. Eshte detyre themelore e mjekut te jape sherbim shendetesor. Ky vendim evidenton detyrimin e mjekut per te dhene kudo dhe kurdohere sherbim shendetesor, por ne te njejten kohe te sqaroje faktin se kujt i ofrohet ky sherbim dhe, perkundrejt kushteve perkatese qe rrjedhin nga te qenit i siguruar apo jo.
Vendimin i Keshillit te Ministrave "Per lidhjen e kontratave, ndermjet Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe farmacive e depove te barnave", eshte nje mase tjeter qe merr qeveria per tí prere rrugen abuzimeve ne shendetesi. Vendosja e kritereve ben te mundur evidentimin e partnereve serioze ne menyre qe sherbimi qe do t'u jepet te siguruarve te jete i nje niveli sa me te larte cilesor dhe profesional. Ndersa krijimi i marredhenieve kontraktore me depot barnave eshte nje hap me tej ne luften kunder korrupsionit dhe kontrabandes me barnat e rimbursueshme.
Nje tjeter vendim i Qeverise ne procesin e permiresimit te kuadrit ligjor ne fushen e shendetesise qe miratoi sot qeveria eshte edhe vendimin "Per librezen e shendetit". Libreza e shendetit eshte i vetmi dokument qe tregon nese shtetasi eshte i siguruar apo jo. Shtetasi i siguruar ka pergjegjesi ligjore ne perdorimin e saj kundrejt perfitimeve qe siguron libreza. Ne kete kuader, i kerkohet cdo te siguruari t'i nenshtrohet kontrolli te ISKSH ne te gjitha rastet kur kjo e fundit e gjykon te nevojshme. Personi i siguruar eshte i detyruar ne cdo kohe te pranoje kontrollin nga Specialistet e ISKSH, Drejtorive Rajonale, Degeve dhe ASKSH. Kontrolli duhet, jo vetem te perfshije identifikimin e Librezes se shendetit, por edhe verifikimin e marrjes nga i siguruari i sherbimeve shendetesore qe pasqyrohen ne te. Libreza eshte individuale dhe e patjetersushme.
Keshilli i Ministrave gjithnje ne kuader te reformes ne shendetesi miratoi vendimin:Per identifikimin dhe detyrimet e personave, qe marrin sherbim shendetesor ne Republiken e Shqiperise. Per funksionimin normal te te gjitha niveleve te sherbimit shendetesor eshte i nevojshem percaktimi i rregullave qe duhet te zbatohen ne te gjitha nivelet e sherbimit shendetesor. Synimi i ketij vendimi eshte qe te siguroje zbatimin e ketyre rregullave duke i dhene prioritet sherbimit paresor, si me pak i kushtueshem. Nga ana tjeter, kontrolli qe do te ushtrohet ne te gjitha institucionet shendetesore nga ISKSH, I cili do te ule ndjeshem rastet abuzive qe konstatohen ne sherbimet dytesore dhe tretesore, te cilat jane sherbime qe perballohen me nje kosto te larte. Zbatimi i ketyre rregullave gjithashtu siguron funksionimin normal per te gjitha nivelet e sherbimit ku duhet te kaloje pacienti duke i dhene prioritet ne vecanti mjekut specialist ambulant si nje filter i rendesishem per kurimin e te semureve ne kushtet e shtepise pa patur nevoje per trajtim spitalor.
Qeveria adoptoi edhe vendimin "Per miratimin , ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverises se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Konfederates Zviceriane, per rehabilitimin fizik te spitalit te Lezhes (Faza II)". Kjo faze eshte pjese integrale e programit te zhvillimit te shendetesise Lezhe.
Keshilli i Ministrave u vjen ne ndihme familjeve te fshatit Cërrujë dhe Bixellenjë, Komuna Funar ne rethiñ e Elbasanit, te cileve u jane shkaterruar banesat nga rreshqitja masive e truallit. Nga fondi rezerve i vet Keshilli i Ministrave, akordoi sot nje fond prej 30 565 095 (tridhjet milion e peseqind e gjashtedhjete e pese mije e nentedhjete e pese) lekesh i cili do t'u shperndahet banoreve, nepermjet komunes Funar, per ndertimin e banesave jashte zones se rreshqitjes.
Me poshte jane vendimet dhe projektligjet qe miratoi Keshilli i Ministrave.
Keshillii Ministrave miratoi nje pakete aktesh ligjore Per permiresimin e kuadrit ligjor ne fushen e shendetesise.
Keshtu vendimi: "Per administrimin dhe mbulimin e sherbimeve nga personeli mjeksor, i perfshire ne skemen e sigurimeve shendetesore", qe u miratua sot percakton rregullat dhe procedurat e administrimit ne sherbimin shendetesor ne kujdesin shendetesor paresor. Ky vendim sakteson ligjerisht ne menyre specifike se kush jane kategorite e personelit qe punon aktualisht ne paresor, shpenzimet e te cileve do te perballohen jo me nga buxheti i shtetit, por nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor (ISKSH).
Me qellim qe te organizohet sherbimi shendetesor paresor sipas ligjit, parimi i zgjedhjes se lire te mjekut nga pacienti do te mundesohet brenda rrethit ku pacienti banon, ne menyre qe te evidentohen te gjitha sorollatjet e panevojeshme dhe burokratike per te perfituar sherbim shendetesor. Praktika e kontratimit me personelin shendeteor, perben edhe aktin ligjor ndermjet Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe personelit. Kontratimi do te jete dy llojesh; individual dhe kolektiv. Keshilli administrative, si organi me i larte i ISKSH, duhet te miratoje te gjitha llojet e kontratave. Pozicioni i mjekut te sherbimit shendetesor paresor, normat dhe ngarkesat kane qene dhe mbeten kompetence e Ministrit te Shendetesise. Asnje organ tjeter nuk ka te drejte t' i ndryshoje ato. ISKSH nepermjet Keshillit Administrativ vendos masen e shperblimit dhe menyren e shperblimit te personelit mjeksor te sherbimit paresor. Eshte detyre themelore e mjekut te jape sherbim shendetesor. Ky vendim evidenton detyrimin e mjekut per te dhene kudo dhe kurdohere sherbim shendetesor, por ne te njejten kohe te sqaroje faktin se kujt i ofrohet ky sherbim dhe, perkundrejt kushteve perkatese qe rrjedhin nga te qenit i siguruar apo jo.
Ky vendim I jep fund pozites se varesise se dyfishte te mjekut te pergjithshem: edhe nga strukturat e Sigurimeve Shendetesore te cilat bejne shperblimin e mjekut te pergjithshem, edhe nga strukturat e Ministrise se Shendetesise (Drejtoria e Shendetit Publik), e cilat benin emerimin e tyre.
Ne kuadrin e permiresimit te kuadrit ligjor ne fushen e shendetesise, Keshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Per lidhjen e kontratave, ndermjet Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe farmacive e depove te barnave".
Me ligjin nr. 8961 date 24.10.2002 "Per disa shtesa dhe ndyshime ne Ligjin per Sigurimet shendetesore ne republiken e Shqiperise", jane miratuar disa ndyshime ne fushen e sigurimeve shendetesore. Me e rendesishmja prej tyre eshte futja e kontratave shendeteosre. Depot e barnave luajne rol vendimtar ne tregun e barnave mjeksore. Me qellim qe te monitorohen me mire shpenzimet e rimbursimit, qe te ruhet stabiliteti i itregut dhe cmimet e barnave te listes se rimbursimit eshte me se e domodoshme qe depot e barnave te jene pjese e sistemit te Sigurimeve Shendetesore ne formen e pales kontraktuese ne levrimin e barnave te kesaj liste ne farmacite e kontrakuara. Duke qene se ISKSH eshte organi I caktuar me ligj per administrimin e sigurimeve shendetesore ne Republiken e Shqiperise dhe drejtperdrejt pergjegjes per menaxhimin e fondit te tyre, Keshilli I ministrave vendosi qe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, per mbulimin e nje pjese te barnave, lidh kontrata me depot e barnave dhe farmacite e rrjetit te hapur qe shprehin interes per t'u perfshire ne skemen e sigurimeve shendetesore. Keshilli Administrastiv i ISKSH –se percakton kriteret qe duhet te permbushin depot e barnave dhe farmacite e rrejtit te hapur per te kontraktuar me kete institut. Po ashtu Keshilli Administrastiv i ISKSH-se miraton kontraten tip per farmacite dhe depot e barnave dhe afatet kohore te lidhjes se tyre.
Vendosja e ketyre kritereve ben te mundur evidentimin e partnereve serioze ne menyrwe qe sherbimi qe do t'u jepet te siguruarve te jete i nje niveli sa me te larte cilesor dhe profesional. Mdersa krijimi i marredhenieve kontraktore me depot barnave eshte nje hap me tej ne luften kunder korrupsionit dhe kontrabandes me barnat e rimbursueshme.
Gjithnje ne kuadrin e permiresimit te kuadrit ligjor ne fushen e shendetesise sot qeveria miratoi dhe vendimin "Per librezen e shendetit". Libreza e shendetit eshte i vetmi dokument qe tregon nese shtetasi eshte i siguruar apo jo. Nepermjet ketij vendimi shtetasi i siguruar ka pergjegjesi ligjore ne perdorimin e saj kundrejt perfitimeve qe libreza siguron. Ne kete kuader, i kerkohet cdo te siguruari t'i nenshtrohet kontrolli te ISKSH ne te gjitha rastet kur kjo e fundit e gjykon te nevojshme. Personi i siguruar eshte i detyruar ne cdo kohe te pranoje kontrollin nga Specialistet e ISKSH, Drejtorive Rajonale, Degeve dhe ASKSH. Kontrolli duhet, jo vetem te perfshije identifikimin e Librezes se shendetit, por edhe verifikimin e marrjes nga i siguruari i sherbimeve shendetesore qe pasqyrohen ne te. Libreza eshte individuale dhe e patjetersushme. Qellimi eshte qe nepermjet ketij vendimi libreza te mos perdoret ne menyre absolute nga persona te tjere, qofte edhe familjare. Libreza e shendetit e shtetasit te siguruar mund te perdoret nga familjaret e tij te vetem ne rastet kur ai nuk i sherben dot vetes. Ne keto raste ISKSH duhet te nxjerre Udhezim te vecante.
Qeveria gjithashtu miratoi ne kuadrin e masave per permiresimin e sherbimit shendetesor edhe vendimin: "Per identifikimin dhe detyrimet e personave, qe marrin sherbim shendetesor ne Republiken e Shqiperise". Per funksionimin normal te te gjitha niveleve te sherbimit shendetesor eshte i nevojshem percaktimi i rregullave qe duhet te zbatohen ne te gjitha nivelet e sherbimit shendetesor. Synimi i ketij vendimi eshte qe te siguroje zbatimin e ketyre rregullave duke i dhene prioritet sherbimit paresor, si me pak i kushtueshem. Nga ana tjeter, kontrolli qe do te ushtrohet ne te gjitha institucionet shendetesore nga ISKSH, do te ule ndjeshem rastet abuzive qe konstatohen ne sherbimet dytesore dhe tretesore, te cilat jane sherbime qe perballohen me nje kosto te larte. Zbatimi i ketyre rregullave gjithashtu siguron funksionimin normal per te gjitha nivelet e sherbimit ku duhet te kaloje pacienti duke i dhene prioritet ne vecanti mjekut specialist ambulant si nje filter i rendesishem per kurimin e te semureve ne kushtet e shtepise pa patur nevoje per trajtim spitalor.
Qeveria miratoi vendimi "Per miratimin e Statutit te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor"
Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor eshte person juridik me qender ne Tirane. ISKSH eshte institucion shteteror i pavarur qe vepron me Drejtorite Rajonale, deget dhe Agjensite lokale ne te gjithe vendin. Nga ana tjeter, veprimtaria dhe eksperienca 7-vjecare e Sigurimeve Shendetesore ka bere te domosdoshem plotesimin e disa boshlleqeve ligjore dhe zgjidhjen e situatave te ndryshme, te cilat nuk kane qene te parashikuara ne Statutin e meparshem. Meqenese keto ndryshime jane te shumta, eshte riformuluar i gjithe statuti.
Qeveria adoptoi edhe vendimin "Per miratimin , ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverises se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Konfederates Zviceriane, per rehabilitimin fizik te spitalit te Lezhes (Faza II)". Pas perfundimit me sukses te fazes se pare nga ana e Qeverise se Konfederates Zviceriane permes zyres se koordinimit te ambasades zviceriane eshte propozuar marreveshja per rehabilitimin fizik te spitalit Lezhe, faza e II, e cila do te implementohet nga karitasi Zvicerian dhe konsiston ne elemente kryesore si me poshte:
a) rahabilitimi i patologjise,
b) rehabilitimi i pavioneve te pediatrise dhe kirurgjise,
c) rehabilitimi i pavioneve te infektivit dhe urgjences,
d) zgjerimi i hapesires se pavionit te reanimacionit,
e) permiresimi fizik dhe modernizimin e sistemeve te sigurise dhe mbrojtjes nga zjarri,
f) permiresimi i rrjetit te jashtem te furnizimit me energji elektrike.
Kjo faze eshte pjese integrale e programit te zhvillimit te shendetesise Lezhe.
U miratua vendimi "Per krijimin ne qarqe te Drejtorive Rajonale te Bujqesise dhe te Ushqimit". Administrata ne sektorin e bujqesises duhet te siguroje zbatimin rigoroz te direktivave dhe rregulloreve te BE ne fusha te tilla si veterinaria, sherbimi fitosanitar, siguria ushqimore, peshkimi dhe mbrojtja e mjedisit. Ristrukturimi dhe zhvillimi i kapaciteteve administrative eshte detyre dhe kusht prioritar ne procesin e stabilizimim - asociimit te vendit tone me BE-ne. Vendet e asociuara dhe qe deshirojne anetaresim ne BE, gradualisht kane pershtatur politikat e tyre bujqesore me ato komunitare. Misión kryesor eshte mbrojtja e interesit te fermereve dhe per kete krijohen 12 drejtori rajonale te bujqesise dhe ushqimit me baze ndarjen e sotma territoriale te RSH. Struktura duhet te jete e qendrueshme dhe fleksible, duke ju pershtatur programit te qeverise dhe politikave rajonale te zhvillimit. Me anen e ketij vendimi cinote:
• te krijohen struktura te qendrueshme ne dobi te komuniteteve fermere dhe te afta te implementojne politikat e qeverise ne sektorin e bujqesise dhe ushqimit.
• Te koordinohet mire dhe me lehtesi puna ndermjet ministrave dhe nivelit te dyte.
• Manaxhohen me mire burimet njerezore dhe finaciare
• Ristrukturimi i DBU-ve duke krijuar DRBU-te nuk do te kete efekte financiare ne buxhetin e shtetit, pasi ulja e administrates nga 17% ne rreth 10% do te sjelle rritjen e kapaciteteve teknike duke synuar permiresimin e sherbimeve dhe forcimin e inspektoriateve dhe uljen e shpenzimeve.
• Ristukturimi do te pasote me privatizimin e aseteve qe dalin te panevojshme.
U miratua vendimi "Per krijimin e bordit te kullimit per retiñí e Lushnjes". Ne zbatim te ligjit Nr.8518 date 30.07.1999 "Mbi ujitjen dhe kullimin", u miratua vendimi per krijimin e Bordit te Kullimit ne Lushnje me financim nga buxheti i shtetit duke synuar ne: rritjen e eficences se investimeve ne fushen e kullimit, transparencen e ketij investimi, mundesine e aktivizimit te perfituesve te kullimit qe me vone kur te arrihet konsolidimi i Bordit te Kullimit, financimi te realizohet nga kontributi i ecilit pret perfituesve si dhe mundesine e kontrollit te ketij investimi nga perfituesit. Bazuar ne ligjin e ujitjes dhe te kullimit ky tip bordi eshte forme e perkoheshme derivate dhe do te kaloje ne Bord Kullimi me vetfinancim.
U miratua vendimi "Per fillimin e procedures se dhenies me koncesion, ne formen "ROT", te hidrocentalit vendor, ne Xhyre, Librazhd. Hidrocentrali I Xhyres eshte ndertuar ne vitin 1986, kryesisht me makineri prodhim vendi. Mungesa e mirembajtjes per paaftesi financiare te KESH sh.a ka sjelle degradim fizik te elementeve ndertimore dhe te makinerise, duke shkaktuar uljen graduale te prodhimit te energjise elektrike dhe mosfunksionimin prej disa vjetesh.
Per hidrocentralin e Xhyres, ne rrethin e Librazhdit, oferta eshte paraqitur nga shoqeria "AMAL"shpk. Ne hidrocentralin Xhyre, investimi per riaftesim ne fuqine e projektuar 250 kW do te jete 5,45 milion leke dhe do te kryhet ne vitet 2003-2004. prodhimi I energjise elektrike pas riaftesimit, ne vitin 2005 do te arrije 2,16 milion kWh nga 1,2 milion kWh (maksimum) te prodhuar ne vitin 1991.
U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Islamike te Iranit, per nxitjen dhe mbrojtjen e ndersjellte te investimeve". Marreveshja synon intensifikimin e bashkepunimit ekonomik nepermjet nxitjes dhe mbrojtjes se investimeve reciproke mbi bazen e perfitimit te ndersjellte. Marreveshja parashikon edhe trasferimet qe kane te bejne me investimin. Keto trasferime mund te kryhen lirisht, dhe ne monedhe lirisht te konvertueshme.
U miratua gjithashtu edhe nje vendim tjeter me Qeverine e Republikes Islamike te Iranit: "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes tregtare, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes islamike te Iranit". Ne kete marreveshje, Palet angazhohen qe te zhvillojne nje bashkepunim direkt dhe reciprok mbi bazen e perfitimit te ndersjellte, barazise dhe ne perputhje me legjislacionin kombetar dhe principeve baze te tregtise nderkombetare. Palet do t'I japin njera-tjetres trajtimin e kombit me te favorizuar, lidhur me te gjitha ceshtjet e eksportit dhe importit te mallrave me origjine nga vendet respektive te Paleve. Ne kete marreveshje, parashikohen edhe leshimi I certifikatave te origjines, taksat doganore dhe shpenzimet mbi produktet e eksportuara nga Pala tjeter, tranzitimi I mallrave, standartizimi I tyre etj, te cilat do te behen ne perputhje me rregullat dhe ligjet ne fuqi ne vendet e te dyja Paleve. Me qellim zgjerimin e tregtise dhe bashkepunimit ekonomik midis dy vendeve, te dyja Palet do te lehtesojne pjesemarrjen e personave juridike dhe fizike te cdo Pale, ne ekspozitat dhe panairet e organizuara prej tyre, shkembimin e delegacioneve te eksperteve ne fushat e ekonomise dhe tregtise, organizimin e seminareve dhe konferencave te volitshme e te specializuara etj, me qellim qe te bejne te njohur te njeri-tjetri produktet dhe marketingun e tyre.
U miratua vendimi "Per dhenie fondi ndihme familjeve te fshatit Cërrujë dhe Bixellenjë, Komuna Funar, Elbasan, qe u jane shkaterruar banesat nga rreshqitja masive e truallit".
Si rezultat i rreshjeve te fundit kane ndodhur rreshqitje masive te truallit ne fshatin Cërruje, te komunes Funar, te rrethit Elbasan.
Keto rreshqitje kana shkaterruar totalisht banesat, si dhe zhdukjen totale te nje shkolle.
Si rezultat i kesaj gjendje, u akordua nje fond prej 30 565 095 (tridhjet milion e peseqind e gjashtedhjete e pese mije e nentedhjete e pese) lekesh qe do t'u shperndahet banoreve, nepermjet komunes Funar, qe u jane shkaterruar banesat nga rreshqitja e truallit dhe qe do te perdoret per ndertimin e banesave jashte zones se rreshqitjes.
Ky fond do te perballohet nga fondi rezerve i Keshillit te ministrave
Keshilli I Ministravemiratoi propjektligjin "Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kroacise, per ripranimin e personave me qendrim te paligjshem". Kjo marreveshje eshte nenshkruar midis dy qeverive ne janar te ketij viti ne Zagrep dhe mbart deshiren e te dy paleve per zhvillimin e marredhebieve miqesore, nje zbatim te efekteshem te legjislacionit perkates te te dy vendeve ne lidhje me levizjen e personave si dhe garantimin e respektimit te te drejtave te njeriut. Ajo shpreh frymen e reciprocitetit dhe angazhimit te per te parandaluar migracionin e paligjshem. Situata e tanishme si dhe angazhimet qe Shqiperia ka marre ne kuadrin e procesit te Stabilizim Asociimit bejne te nevojshme perfundimin dhe zbatimin e marreveshjeve te ripranimit, duke shprehur njekohesisht vullnetin qe ka Qeveria Shqiptare per plotesimin e angazhimeve te marra dhe integrimin e saj sa me te shpejte.