Me rastin e fillimit te raundit te pare te negociatave midis Shqiperise e BE, per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, sot Kryeministri Nano zhvilloi nje takim me delegacionin e BE-se, te kryesuar nga
Me rastin e fillimit te raundit te pare te negociatave midis Shqiperise e BE, per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, sot Kryeministri Nano zhvilloi nje takim me delegacionin e BE-se, te kryesuar nga Reinhard Priebe, Drejtor i Drejtorise per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Europian.
Kryeministri e vleresoi kete moment si nje ngjarje te rendesishme, qe vjen menjehere pas vizites se Presidentit te Komisionit Europian, Romano Prodi, i cili pak dite me pare, beri shpalljen zyrtare te hapjes se tyre. "Negociatat, do te sherbejne edhe si nje monitorim e nxitje per punen e qeverise dhe gjithe strukturave pergjegjese te vendit per pershpejtimin e reformave qe do ta afrojne Shqiperine edhe me shume drejt parametrave europiane".
Kryeministri rikonfirmoi vendosmerine e qeverise dhe angazhimin e tij personal per nje bashkepunim institucional rezultativ me delegacionin e negociatoreve te BE. "Ne, do te tregohemi te vendosur qe procesi i negociatave te mos jete nje fasade propagande, por nje sipermarrje e suksesshme per progresin e shpejte e te sigurt te vendit tone, per ta integruar ate natyrshem ne familjen europiane" tha zoti Nano.
"Ne jemi te vetedijshem se zhvillimet tona po ecin ne drejtimin e duhur, sipas qendrimeve te qarta politike qe kemi percaktuar si dhe njhim qarte faktin se kemi edhe nje liste angazhimesh qe presin te realizohen e qe kerkojne impenjim serioz dhe bashkeveprim te vendosur institucional nga te gjitha strukturat tona perkatese".u shpreh Kryeministri.
Gjithashtu duke u ndalur ne luften kunder fenomeneve negative Kryemnistri theksoi "Lufta ndaj krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, shfaqjeve te korrupsionit, sigurimi i kufijve etj. perbejne objektivat prioritare te programit tone integrues. Ato jane gjithashtu pjese e kontributeve tona ne skemat e bashkepunimit rajonal. Bashkepunimi dy e shumepalesh sherben gjithashtu edhe per dinamizimin e procesit te integrimit dhe per te perballuar me efikasitet sfidat qe kemi perpara".
Kryeministri Nano garantoi perfaqesuesit e BE-se ne emer te qeverise shqiptare se aktet e miratuara dje, ne punimet e sesionit te IV te Komisionit te Perbashket Shqiperi BE, per bashkepunimin ekonomik e tregtar, do te shnderrohen ne instrumente vepruese qe do te prodhojne zhvillime konkrete pozitive.
Nga ana e vet Z. Priebe uroi Kryeministrin Nano per hapjen e negociatave per Marrevshjen e stabilizim asocimit me BE dhe e siguroi ate per bashkepunim te vazhdueshem me delegacionin shqiptar.
Ai vuri ne dukje se ishte i kenaqur nga bisedimet. "Ato jane nje deshmi tjeter se gjerat ne Shqiperi, po ecin mire, dhe ka rendesi qe rezultatet e arritura te cohen me tej"