E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne qender te ketij takimi ishin marredheniet mes te dy vendeve, arritjet dhe sfidat e se ardhmes se perbashket. Kryeministri Nano u shpreh se marredheniet me Kroacine zene vend te vecante ne marredhe

Ne qender te ketij takimi ishin marredheniet mes te dy vendeve, arritjet dhe sfidat e se ardhmes se perbashket. Kryeministri Nano u shpreh se marredheniet me Kroacine zene vend te vecante ne marredheniet rajonale te Shqiperise duke permendur qendrimet e perbashketa dhe pikepamjet e aferta per nje varg çeshtjesh te rendesishme rajonale.

"Jam i sigurt se ne kemi te njejten filozofi per popujt tane qe ata te integrohen ne shoqerite moderne ndaj duhet te ndertojme dhe mbeshtesim strategji te perbashketa per nje Ballkan te ri" tha zoti Nano.

Kryeministri Nano ka theksuar si nje nga ceshtjet kryesore shkembimin e eksperiencave te ndryshme dhe bashkepunimin me te ngushte ne fushen ekonomike. "Duhet te ndikojme ne rritjen e prezences te biznesmeneve nga te dy vendet, te intensifikojme bashkepunimin edhe me strukturat e shoqerise civile duke nxitur konkurencen e ndershme mes vendeve tona e cila do te ndikoje ndjeshem ne perafrimin e vendeve te Ballkanit me strukturat euroatlantike".

Gjithashtu Kryeministri ka nenvizuar pershpejtimin e hapave per lehtesimin e procedurave per dhenien e vizave per kategori te cektuara gje e cila ndikon drejteperdrejt ne levizjen e lire te njerzve , mallrave mes vendeve tona ndersa ka theksuar nevojen ne kete drejtim te rivendosjes se linjes ajrore Tirane –Zagreb si dhe hapave konkret per projekte ne infrastrukturen rrugore .

Presidenti Mesiç ka vleresuar çeshtjet e mesiperme duke u shprehur se liberalizimi i regjimit te vizave eshte shume i rendesishem per bashkepunimin ne fushen e biznesit te turizmit dhe shkembime te tjera, ne menyre qe shtetasit e Ballkanit te levizin lirshem. "Nje gje e tille do ti jepte fund edhe levizjeve ilegale nga njeri vend ne tjetrin".

Mesiç e ka konsideruar si prioritare per zhvillimin ekonomik infrastrukturen rrugore, ne fushen energjitike, si dhe inisitivave te perbashketa ne kete drejtim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›