E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbledhja me ministrat, Rama: Projekte konkrete për këtë vit, kemi shumë për të bërë

Nga mbledhja maratonë me ministrat në këtë fillim viti në “Vilën 31”, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se 2023 do të vijë me shumë projekte konkrete.

Duke postuar disa foto nga mbledhja, Rama thotë se ka ende shumë punë për të bërë, sidomos për shtresat në nevojë.

“Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë. Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë”, shkruan Rama.

Mbledhja ka nisur që në orën 15:30, ku të deleguarit e partisë në qarqe po parashtrojnë rezultatet konkrete, por edhe po diskutohet për objektivat e 2023, i cili është edhe një vit elektoral, ku më 14 maj do të mbahen zgjedhjet vendore. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›