Rama mbledh në takim ministrat: Diskutime maratonë të fillimvitit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, e ka nisur vitin 2023 me një mbledhje me kabinetin ministror. Bëhet me dije se takimi po zhvillohet në “Vilën 31” në ish Bllok, ndërsa vetë Rama publikoi edhe një foto para mbledhjes së ministrave, duke bërë me dije se do të ketë diskutime maratonë të fillimvitit.
“Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit”, shkruan Rama.
Kryeministri e konsideron punën sistematike me bazën, si arsyen e fitores së PS-së në zgjedhje, ndaj secili prej të deleguarve të partisë në qarqe, do të parashtrojë pasditen e 5 janarit, rezultatet konkrete.
RAPORTOJNË PËR REZULTATET E PS-në
Pandeli Majko- Qarku Kukës
Belinda Balluku Qarku Dibër
Elisa Spiropali -Qarku Shkodër
Ulsi manja –Qarku Lezhë
Adrian Çela – Qarku Durrës
Erion Veliaj – Qarku Tiranë
Damian Gjiknuri- Qarku Elbasan
Taulant Balla – Qarku Fier
Bledar Çuçi – Qarku Berat
Mirela Kumbario – Qarku Gjirokastër
Niko Peleshi –Qarku Korçë
Bledni Klosi- Qarku Vlorë
/rtsh.al/