E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Asambleja e PS-se se Vlores ndryshime ne masen 30

Është mbledhur sot Asambleja e PS-së së rrethit të Vlorës në kuadër të finalizimit të mbledhjes së kandidaturave nga organizatat bazë të PS-së.

Edhe pse për mediat u lejua vetëm ndjekja e fillimit të mbledhjes, pasi pjesa tjetër, e konsideruar teknike, u krye me dyer të mbyllura.

Në fjalën e mbajtur përpara anëtarëve të Asamblesë, kreu i PS-së së rrethit, Kujtim Sulçe, theksoi faktin se në 30% të organizatave janë rinovuar delegatët.

Pjesa pa mediat, kishte të bënte me diskutimet për emrat që do të garojnë për krerët e PS-së në 13 njësitë vendore të rrethit të Vlorës, përfshi këtu edhe bashkinë.

Ndryshimet në anëtarët e Kryesisë, por edhe propozimet për ndryshime në delegatë e kandidat për kryetar të PS-së lokale kanë ardhur edhe si rezultat i zgjedhjeve të 8 Majit.

Në krye të mbledhjes së Asamblesë së PS-së së Vlorës, ishin dy deputetët Eltar Deda e Fatmir Toçi, si dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, njëherazi sekretar i përgjithshëm i PS-së për qarkun e Vlorës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›